Detajet e ndryshimeve në buxhet - Rritet tavani për borxhin publik, preket fondi rezervë dhe rindërtimi

Qeveria ka rishikuar më rritje nga 7.5 miliardë lekë kahun e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetin e shtetit. Sipas aktit normativ për ndryshime në ligjin e buxhetit për vitin 2023 të botuar në Fletoren Zyrtare, të ardhurat për vitin 2023 planifikohen në 650.1 miliardë lekë, shpenzimet në 705.6 miliardë lekë dhe deficiti në 55.5 miliardë lekë.
Sipas aktit normativ, fondi i rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, nga 5 miliardë lekë që ishte planifikuar për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja, rritet në 17 miliardë lekë.
Qeveria ka rritur çuar në 250 milionë lekë, nga 100 milionë fondin i parashikuar në programin buxhetor “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme” në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili përdoret për parafinancimin, bashkëfinancimin dhe pagesën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të detyrimeve doganore për projektet me financim të huaj.
Është rritur po ashtu fondi rezerve me 300 milionë lekë, duke u regjistruar në 3.8 miliardë lekë, ku 2 miliardë lekë do të përdoren për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme dhe 1.8 miliardë lekë, për përballimin e kostos së zgjedhjeve.
Qeveria ka rritur edhe kufirin e stokut të borxhit me afro 20.4 miliardë lekë. Në akt normativ thuhet se, kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të stokut të borxhit të qeverisjes qendrore dhe atij të garantuar të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese për vitin 2023, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, është deri në 74.9 miliardë lekë.
SCAN
Sondazh

Bursat e nisin javën në rënie - Investitorët presin fitimet e korporatave dhe takimin e BQE
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po monitorojnë paqartësitë ekonomike dhe tensionet gjeopolitike.......

Bitcoin ngjitet në mbi 30,600 dollarë - Shtohen spekulimet për miratimin e fondit ETF në SHBA
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, për shkak te spekulimeve se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA mund të......

“Kursime nga pak”, trendi i ri i të rinjve - “Gjenerata Z”, një brez që po vendos eksperiencat përpara parave
Për shumicën e njerëzve, qëllimi i tyre është të punojnë shumë, të kursejnë para dhe të dalin në pension herët. Por një trend i ri i “kursimit të butë” “apo......

Ari, pranë nivelit më të lartë në 5 muaj - Investitorët po presin PPB në SHBA dhe mbledhjen e BQE
Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi regjistroi nivelin më të lartë në 5 muajt e fundit të premten e kaluar. Investitorët po presin të......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.06 USD - Fokusi, te lufta në Lindjen e Mesme dhe te mbledhja e BQE
Yieldi i obligacioneve 10-vjeçare amerikane u rrit në mbi 5% në sesionin e sotëm, duke mbështetur edhe dollarin amerikan. Megjithatë, në orët e pasdites, tregu......

Nafta, e qëndrueshme pranë 92 USD - Largohet përkohësisht shqetësimi se konflikti mund të përhapet
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të shenjave se konflikti mes Hamasit dhe Izraelit mund të mos përhapet edhe në vende të tjera......

Programi i Rindërtimit – Rama: 22 godina të tjera drejt përfundim në Krujë, strehon 336 familje të prekura nga tërmeti
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kryetari i bashkisë së......

Ministri Mete takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë / Në diskutim thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e investimeve amerikane
Thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë ishin në......