Nafta, e qëndrueshme pranë 92 USD - Largohet përkohësisht shqetësimi se konflikti mund të përhapet

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të shenjave se konflikti mes Hamasit dhe Izraelit mund të mos përhapet edhe në vende të tjera të rajonit. Autokolonat e ndihmave filluan të mbërrijnë në Rripin e Gazës, gjatë fundjavës mes përpjekjeve diplomatike për të frenuar konfliktin midis Izraelit dhe grupit palestinez të Hamasit, të përhapet edhe në rajonin e pasur me naftë. Ndërkohë, që karvanet e ndihmave filluan të mbërrinin në Rripin e Gazës nga Egjipti, liderët arabë dhe ministrat e jashtëm u mblodhën për një samit në Kajro, në përfundim të të cilit nuk u hartua një deklaratë e përbashkët.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi. Javën e kaluar, të dyja kontratat u rritën me mbi 1%, duke publikuar fitime për të dytën javë me radhë, për shkak të shqetësimeve se konflikti mund të përhapej edhe më tej. Për të lehtësuar presionin e furnizimit të tregut, tashmë të shtrënguar për shkak të reduktimit të prodhimit nga OPEC+, SHBA pezulloi sanksionet ndaj Venezuelës pas një marrëveshjeje të qeverisë venezueliane me opozitën.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili e vizitoi Izraelin javën e kaluar, zhvilloi të dielën disa telefonata me liderët e Kanadasë, Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë, pasi kishte folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe me Papa Françeskun. Liderët e Francës dhe Holandës do të vizitojnë Izraelin këtë javë, në kërkim të një zgjidhjeje për konfliktin që u ndez më 7 tetor pas sulmit të Hamasit.
SCAN
Sondazh

Programi i Rindërtimit – Rama: 22 godina të tjera drejt përfundim në Krujë, strehon 336 familje të prekura nga tërmeti
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kryetari i bashkisë së......

Ministri Mete takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë / Në diskutim thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e investimeve amerikane
Thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë ishin në......

500 milion lekë për hyrjen e Shkodrës - FSHZH hap tenderin. Riaktivizim i polit social dhe ekonomik
Transformimi urban në hapësira publike i hyrjes së qytetit të Shkodrës pritet të kushtojë rreth 500 mln lekë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për......

Bankat perceptojnë risk edhe kursin e këmbimit - Rreziku kryesor inflacioni, goditjet nga ekonomitë e huaja, por dhe sulmet kibernetike
Për herë të parë që nga viti 2018, bankat tregtare kanë përfshirë rrezikun e kursit të këmbimit në listën risqeve kryesore të sistemit bankar. Banka e......

Fatura për pronat, një muaj afat për ankimimet - Nëse tejkalohet afati, pronarët humbasin të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës
Pas njohjes me faturën e kompensimit, pronarët kanë vetëm një muaj afat që ti drejtohen gjykatës nëse nuk janë dakord me masën e përfitimit që iu është caktuar......

Bie kredia për industrinë nxjerrëse, rritet për tregtinë e automjetet - Tetëmujori/ Huaja për biznesin përmirësohet pas luhatjeve në muajt e verës
Në fund të tetëmujorit të këtij viti kredia bankare për bizneset ka arritur në total 428.3 miliardë lekë, përfshirë edhe interesat, duke rikthyer ritmet e......

Çfarë taksash do të ndryshojnë në 2024-ën? - Paketa fiskale/ Ndërhyrje në disa industri, preken biznese dhe qytetarë
Tremujori i fundit i vitit daton me periudhën kur Ministria e Financave harton projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin pasardhës dhe duket se puna ka......

Rritje rekord e prodhimit të mishit të pulës - Shifra e paprecedentë 807.8%! Një mrekulli në zhvillimin e bujqësisë
Sipas raportit të analistit statistikor Dr. Hans-Wilhelm Vindhorst, në 50 vitet e fundit është dokumentuar një dinamikë e jashtëzakonshme e prodhimit të mishit......