Shqipëria Postuar më 23 Tetor 2023, 14:56

Fatura për pronat, një muaj afat për ankimimet - Nëse tejkalohet afati, pronarët humbasin të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës

Nga SCAN TV
Fatura për pronat, një muaj afat për ankimimet - Nëse

Pas njohjes me faturën e kompensimit, pronarët kanë vetëm një muaj afat që ti drejtohen gjykatës nëse nuk janë dakord me masën e përfitimit që iu është caktuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në të kundërt vendimi merr formë të prerë dhe këto familje humbasin të drejtën që ta ndjekin çështjen në rrugë gjyqësore, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjykatat ndërkombëtare. Ledina Mandija, e cila ka mbajtur postin e Avokates së Shtetit, nga studio e emisionit “Box to Box” apelon qytetarët që të tregohen të vëmendshëm në mënyrë që të mos penalizohen.

Ligji përcakton afat 30 ditor për ankimimet dhe kusht për dërgimin e çështjes në Strasburg është që të ezaurohen shkallët e gjyqësorit në vendin tonë. Ndaj është shumë e rëndësishme, thekson Mandija që pronarët të jenë të informuar.

Kjo vlen për dosjet pa vendim, pasi pas miratimit të ndryshimeve ligjore, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka rihapur afatin për shqyrtimin e tyre deri në fund të 2024-s. Gjatë kësaj periudhe janë rivlerësuar po ashtu mbi 4 mijë vendime, bazuar në zërin kadastral aktual. Me skemën e re këto pronarë do të përfitojnë vetëm 10 për qind të vlerës që ka prona e tyre sot në treg. I gjithë procesi synohet që të përmbyllet deri në vitin 2026, por në kushtet aktuale, ku janë kompensuar më pak se 5 për qind e vendimeve, Mandija nuk përjashton mundësinë e ekzekutimit në bllok të tyre, pa ju lënë pronarëve asnjë mundësi për ta kundërshtuar. Sa i takon vendimeve të dhëna më herët nga Strasburgu, Mandija thotë se shteti shqiptar ka detyrimin ligjor për ekzekutimin e tyre, në të kundërt do të duhet të përballemi me norma të larta interesi, që e ‘fryjnë’ më shumë faturën financiare.

Ada Hazizolli / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat