Europa Postuar më 23 Tetor 2023, 12:10

Grekët shpenzojnë 22.7 miliardë euro në lojëra fati - Industria shënoi një rritje prej 28% në periudhën janar-gusht

Nga SCAN TV
Grekët shpenzojnë 22.7 miliardë euro në lojëra fati -

Grekët kanë shpenzuar 22.7 miliardë euro për lojërat e fatit në internet, kazinotë, lotaritë dhe garat me kuaj në periudhën janar-gusht. Qarkullimi i përgjithshëm i industrisë është rritur 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Vlerësimet sugjerojnë se sektori, i cili ka një kontribut të rëndësishëm në të ardhurat nga taksat, do të vendosë një rekord të ri këtë vit pasi ritmi i rritjes së lojërave të fatit në internet është edhe më i lartë, në 33% në tetë muaj, ose rreth 17 miliardë euro.

Kjo rritje e xhiros totale të lojërave të fatit është rezultat i kalimit në bastet online. Të 24 bizneset që operojnë në sektor kishin një qarkullim të kombinuar prej 2 miliardë euro në 2015. Kjo shumë u rrit me më shumë se katër herë në 8.5 miliardë në vitin 2019, në 17.5 miliardë euro vitin 2021 dhe më pas arriti në 21.3 miliardë euro në 2022.

Të ardhurat totale bruto të lojërave të kompanive, të cilat përcaktohen duke zbritur fitimet e caktuara për lojtarët fitues nga shumat e bastuara, tregojnë gjithashtu një prirje rritëse. Sipas vlerësimeve, rritja ishte me 13% gjatë këtij tetëmujori në 1.7 miliardë euro nga e njëjta periudhë e vitit 2022.

Megjithatë, jo të gjithë ‘lojtarët’ mund të përfitojnë nga zhvillimi i fortë i industrisë së lojrave. Bazuar në numrat e vitit 2021, kazinotë kanë akumuluar humbje për shkak të kalimit në bastet online, ku gjysma e tyre shfaqin kapital negativ për shkak të kostove të larta operative dhe mbylljes së zgjatur të bizneseve gjatë pandemisë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat