Bie numri i aksidenteve për periudhën janar - shtator 2023 / Shqetësim sjellja e këmbësorëve me pasojë humbje jete

DPSHTRR ka publikuar raportin e aksidenteve për periudhën Janar-Shtator 2023, ku të dhënat tregojnë progres në uljen e vazhdueshme të aksidenteve rrugore dhe pasojave prej tyre!
“Edhe pse me 2-fishim të kilometrave të kryera në vit, mesatarisht për mjet rrugor si edhe me 2-fishim të flotës vendase aktive, krahasuar me vitin 2013, edhe pse me rritje të jashtëzakonshme të mjeteve në qarkullim nga fluksi turistik, ku 1,827,072 mjete me targa të huaja kanë hyrë sivjet në territorin shqiptar ose 20% më shumë krahasuar me vitin 2022 - të dhënat për Janar-Shtator 2023, tregojnë progres në uljen e vazhdueshme të aksidenteve rrugore dhe pasojave prej tyre”, njofton DPSHTRR.
Referuar të dhënave ka një trend pozitiv dhe shpresëdhënëse si 5-vjeçar, 2018 – 2023 pasi ka:
34% aksidente rrugore më pak;
40% aksidente rrugore më pak të shkaktuar nga drejtues mjeti nën moshën 25 vjeç;
33% qytetarë më pak të përfshirë në aksidente rrugore;
9% viktima më pak të shkaktuara nga aksidentet rrugore.
Krahas përmirësimeve, ka edhe arsye për shqetësim bën me dije DPSHTRR pasi sjellja e këmbësorëve tregon për statistika me një rritje prej 114% të humbjes së jetës për periudhën Janar – Shtator 2023, të shkaktuara nga sjellja e këmbësorit, krahasuar me vitin 2022.
SCAN
Sondazh

Begaj takim me sipërmarrës të bizneseve arbëreshe e shqiptare në Kalabri – I fton të shohin Shqipërinë si mundësi të re bashkëpunimi
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës në Kalabri zhvilloi edhe një takim me sipërmarrës të bizneseve arbëreshe e shqiptare në Kalabri. Begaj......

Qendrat kryesore financiare të Evropës: Ku është më mirë të bësh biznes?
SHBA ka pesë qendra financiare në top 10-shen globale ndërsa Evropa tërhiqet vetëm në dy, por si renditen qytetet evropiane mes tyre? Në peizazhin me......

A do të paguanit 40 mijë euro për një gotë uiski / Shishja 'më e kërkuar' në botë del në ankand
Një shishe e asaj që Sotheby's e quan "uiski skocez më i kërkuar" do të dalë në ankand muajin e ardhshëm, me një çmim të vlerësuar deri në 1.2 milionë funte......

S&P ngre Greqinë në shkallën e investimeve për herë të parë në më shumë se një dekadë
Vlerësimi i kredisë së Greqisë u ngrit në shkallën e investimeve nga Standard & Poor's në lëvizjen e parë të tillë nga një nga tre agjencitë kryesore të......

Denaj takim me ambasadorin Zalba: Spanja mbështet integrimit në BE për bujqësinë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, priti në një takim pune ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Álvaro Renedo Zalba. Denaj bëri të ditur......

Ishulli gjerman që popullohet nga të pasurit - Një vakt i vetëm kushton të paktën 309 euro!
Gjermania është vendi më i madh europian, ekonomia më e madhe, me plot qytete të bukura. Por ku po i marrin gjermanët ishujt tani? Në Detin e Veriut! Kjo është......

Databazë për konsumet energjetike - Hapet tenderi 32 milion lekë, AIE: I shërben planifikimit të zhvillimit të energjisë dhe klimës
Ndërtimi i databazës për konsumet energjetike në gjithë sektorët dhe mbikqyrja 3-vjeçare pritet të kushtojnë rreth 32 mln lekë. Agjencia për Eficiencën e......

Konsumi i duhanit, si renditet Shqipëria? - Jemi vendi me normën më të ulët në rajon. 22.4% janë duhanpirës
Normat e konsumit të duhanit ndryshojnë shumë midis vendeve, rajoneve dhe grupeve demografike. Sipas një renditje të kryer nga 'Banka Botërore' për shtetet me......