Databazë për konsumet energjetike - Hapet tenderi 32 milion lekë, AIE: I shërben planifikimit të zhvillimit të energjisë dhe klimës

Ndërtimi i databazës për konsumet energjetike në gjithë sektorët dhe mbikqyrja 3-vjeçare pritet të kushtojnë rreth 32 mln lekë. Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka hapur tenderin për kompaninë që do të kryejë shërbimin, ndërkohë që në dokumentet shoqëruese evidentohet se aktualisht mungon sistemi zyrtar i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave energjetike, në veçanti ai për të dhënat e konsumit të energjisë.
Si rrjedhojë, hasen vështirësi evidente në hartimin dhe monitorimin e të gjitha planeve të Eficiencës së Energjisë, Burimeve të Rinovueshme të Energjisë, Strategjisë së Energjisë, Planeve kombëtare dhe vendore për Energjinë dhe Klimën si dhe për monitorimin e targeteve të reduktimit të emetimeve të dioksidit të karbonit, bazuar në kërkesat e BE-së dhe Marrëveshjes së Klimës në Paris. Po ashtu, në dokumente specifikohet se deri tani Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar bilancet e energjisë bazuar në aktivitete të realizuara nga AKBN, INSTAT, KESH, OST, OSHEE, ERE, dhe ALBPETROL.
Por këto parashikime dhe bilance energjetike janë përgatitur duke përdorur metodën ‘nga lart-poshtë’ meqë është e pamundur që të dhënat e nevojshme të grumbullohen në përputhje me metodën “poshtë-lart”. Po ashtu, për theksohet se për realizimin e bilanceve energjetike nga MIE, Agjencia për Eficiencën e Energjisë duhet të llogarisë konsumet energjetike të gjithë sektorëve bazuar në survejimet energjetike, dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet e sipërpërmenduara.
Ndërkaq, ngritja e databazës, sipas Agjencisë do të mundësojë përgatitjen e bilancit energjetik plotësisht sipas standardeve të Eurostatit, parashikimeve të nevojave për energji dhe bilanceve bashkiake të energjisë jo vetëm plotësisht në përputhje me normat e EUROSTAT-it. Po ashtu, të dhënat do i shërbejnë edhe planifikimit të zhvillimit të energjisë dhe klimës në nivel kombëtar dhe bashkiak.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Konsumi i duhanit, si renditet Shqipëria? - Jemi vendi me normën më të ulët në rajon. 22.4% janë duhanpirës
Normat e konsumit të duhanit ndryshojnë shumë midis vendeve, rajoneve dhe grupeve demografike. Sipas një renditje të kryer nga 'Banka Botërore' për shtetet me......

Kanali i Panamasë përballet me konkurrencën - “Ringjallet” hekurudha mes Gjirit të Meksikës dhe Oqeanit Paqësor
Presidenti i Meksikës, Andres Obrador, njoftoi se vendi do të përpiqet të ringjallë hekurudhën midis Gjirit të Meksikës dhe Oqeanit Paqësor, në një situatë që......

Katër vende perëndimore nën “lakun” e borxheve - Jepet alarmi për krizën fiskale: Jemi shumë afër!
Sipas të dhënave të Institutit të Uashingtonit për Financat Ndërkombëtare, borxhi total i të gjitha vendeve në botë arrin në 307 trilionë dollarë. Borxhi u......

Ku i shesin produktet bizneset shqiptare? - 83% e kompanive të vogla, 69% e të mesmeve, 55% e të mëdhave, 80% të shitjeve në vend
Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë me sipërmarrjet shqiptare tregon se pjesa dërrmuese e biznesit të vogël i shet produktet brenda vendit, ndërkohë që raporti......

Kina ka gati planin për taksitë ajrore - Pekini i jep dritën jeshile kompanisë vendase EHang
Në një fushë tjetër të teknologjisë së lartë, por të teknologjisë më të avancuar, Kina po tejkalon SHBA-në dhe Europën, ndërsa i afrohet qëllimit të saj për të......

Ku “çalon” skema e sigurimit nga tërmetet? - Xhepa: Është përjashtuese, qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin
Qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë pronën e tyre nga tërmetet duke blerë një prim bazik, vlera e të cilit do të caktohet nga......

Sigurimi i detyrueshëm i banesës nga tërmeti, eksperti i sigurimeve: Sa llogaritet pagesa vjetore?
Eksperti për sigurimet, z. Erald Hysa analizoi në Scan Live projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti. Z. Hysa paraqiti shembullin e......

Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës flet për Scan Live! Në cilat bjeshkë mund të ndërtohen resorte me ski?
Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës, z. Abedin Kërrnaja ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin Scan Live, ku solli turizmin “në shifra”. “Jo......