Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2023, 11:13

Ku “çalon” skema e sigurimit nga tërmetet? - Xhepa: Është përjashtuese, qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin

Nga SCAN TV
Ku “çalon” skema e sigurimit nga tërmetet? - Xhepa:

Qytetarët shqiptarë do të  jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë pronën e tyre nga tërmetet duke blerë një prim bazik, vlera e të cilit do të caktohet nga qeveria. Por ku “çalon” kjo skemë dhe çfarë nuk shkon me draftin e hartuar nga Ministria e Financave? Në një intervistë për SCAN, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, thekson se ligji është përjashtues, pasi nuk ofron mbrojtje të pronës për fatkeqësi të tjera natyrore, duke u kufizuar vetëm tek tërmetet mbi një magnitutë të caktuar.

Xhepa është i mendimit që skema duhet të jetë e detyrueshme por qytetarëve t’u jepet hapësirë zgjedhjeje.

Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë sugjeron se do të ishte më e udhës që të përdoreshin strukturat aktuale të tregut për implementimin e kësaj skeme, duke mos krijuar kosto për buxhetin  e shtetit.

Projektligji është hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore, me argumentin se Shqipëria është në hartën e kuqe sa i takon rrezikut nga tërmetet.

Elisabeta Dosku / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat