Bota Postuar më 20 Tetor 2023, 15:19

Nafta ngjitet në mbi 93 USD për fuçi - Publikon fitime për të dytën javë me radhë

Nga SCAN TV
Nafta ngjitet në mbi 93 USD për fuçi - Publikon fitime për

Nafta është rritur ndjeshëm edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë, për shkak të frikës se kriza Izrael-Gaza mund të përhapet në Lindjen e Mesme dhe të çrregullojë furnizimin e tregut nga një prej rajoneve më të pasura me naftë në botë. Nafta Brent e Londrës ka fituar rreth 1.2 dollarë dhe po tregtohet në mbi 93 dollarë për fuçi. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 91 dollarë për fuçi dhe është rritur me 1.3 dollarë vetëm në sesionin e sotëm.

Të dyja kontratat pritet të realizojnë fitime për të dytën javë me radhë, pasi një shpërthim në një spital në Gaza dhe pushtim i pritshëm tokësor nga trupat izraelite rriti frikën për përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi përpara trupave të mbledhura në kufirin e Gazës se së shpejti do ta shihnin enklavën palestineze “nga brenda”, duke sugjeruar se një pushtim i pritshëm tokësor mund të jetë afër. Duke shtuar frikën për zgjerimin e konfliktit, Pentagoni tha se SHBA kishin ndaluar disa raketa të lëshuara nga Jemeni drejt Izraelit.

Çmimet e naftës janë mbështetur edhe nga parashikimet për një deficit në rritje të tregut, në tremujorin e katërt pasi prodhuesit kryesorë Arabia Saudite dhe Rusia do të zbatojnë marrëveshjen për reduktimin e prodhimit deri në fund të vitit. Uashingtoni po kërkon të blejë 6 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë për të mbushur Rezervat Strategjike të Naftës në dhjetor dhe janar, ndërsa vazhdon planin për të rimbushur rezervat e emergjencës, tha të enjten Departamenti i Energjisë i SHBA-së.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat