Europa Postuar më 20 Tetor 2023, 14:35

Emigrantët përbëjnë 9% të PBB së Italisë - 154 miliardë euro hyjnë nga 2.4 milionë punëtorë. Shqiptarët në vendin e dytë

Nga SCAN TV
Emigrantët përbëjnë 9% të PBB së Italisë -

Ata rriten, shtohen në numër dhe bëjnë që ekonomia të ecë me ritme të shpejta. Emigrantët që banojnë në Itali janë shtylla të pazëvendësueshme të sistemit të vendit, mbështesin rritjen demografike dhe mbi të gjitha PBB-në me një vlerë të shtuar prej 154.3 miliardë euro, 9% e prodhimit të brendshëm bruto. Në vend të parë përsa i përket kontributeve janë 658 mijë shtetas rumunë, ndërsa pas tyre rreth 350 mijë shqiptarë.

Konfirmimi është bërë nga fondacioni ‘Leone Moressa’, që në raportin e tij vjetor mbi ekonominë e imigracionit prezanton shifra dhe analiza të kontributit të shtetasve të huaj.

Popullsia e huaj rezidente në Itali mbetet e qëndrueshme në 5 milionë në fillim të vitit 2023, e barabartë me 8.6% të totalit. Mosha mesatare e të huajve është 35.3 vjeç, krahasuar me 46.9 të italianëve. Pikërisht në këtë panoramë, “peshojnë” pozitivisht pabarazitë më të mëdha në krahasim me italianët.

Pas rënies për shkak të pandemisë, shkalla e punësimit të të huajve prej 60.6% kalon atë të italianëve (60.1%), ndonëse mbetet nën nivelet e para Covid-19. Puntorët e huaj janë 2.4 milionë dhe të përqendruar në punë manuale dhe sektorët më të gjallë janë bujqësia dhe ndërtimi.

Në vitin 2022 janë lëshuar 338 mijë leje qëndrimi në Itali, shifra më e lartë në dekadën e fundit. Mbi të gjitha, hyrjet në lidhje me punën po rikuperohen, duke përfaqësuar pothuajse një të pestën e totalit. 67 mijë hyrjet për punë në 2022 - shin janë rezultat i Dekretit të Flukseve 2021 – i miratuar në kohën e qeverisë Draghi dhe për këtë arsye janë të destinuara të rriten në vitet e ardhshme pas dekreteve të qeverisë Meloni, e cila parashikon 122 mijë hyrje për punë në 2023 - shin dhe 452 mijë në periudhën 2024-2026. Pavarësisht rritjes progresive, Italia mbetet sërish prapa në këtë front: raporti midis hyrjeve për punë dhe popullsisë rezidente: 11.3 për 10 mijë banorë, mbetet më i ulët se mesatarja e BE-së - 27.4. Kanali i parë i hyrjes në Itali, në fakt, mbetet bashkimi familjar. Në pjesën tjetër të Europës, rekordi për emigracionin për punë i përket Polonisë, Spanjës dhe Gjermanisë.

Pas pandemisë, numri i taksapaguesve emigrantë po rritet sërish, pasi bëhet fjalë për 4.3 milionë tatimpagues, ose 10.4% e totali, të cilët në vitin 2022 kanë deklaruar të ardhura prej 64 miliardë euro dhe kanë paguar 9.6 miliardë tatim mbi të ardhurat personale. Emigrantët, kryesisht në moshë pune, kanë një ndikim të ulët në fushat kryesorë të shpenzimeve publike si shëndetësia dhe pensionet.

Në të njëjtën kohë vazhdon rritja e sipërmarrësve emigrantë, të cilët në vitin 2022 ishin 761 mijë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat