Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2023, 14:27

Bizneset, interes në rritje për të “siguruar” emrin - Xhemani: Në 5 vite, 6180 aplikime. 35% janë gra

Nga SCAN TV
Bizneset, interes në rritje për të “siguruar” emrin -

Mbrojtja e pronësisë industriale është garancia kryesore për një biznes. Kushdo që ka një emër në treg dhe apo çdo start-up i cili krijon një produkt të ri inovator,  duhet të aplikojë për regjistrim marke pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale në mënyrë që emri, produkti apo shërbimi i ofruar, të mos dublohen apo të mos keqpërdoren.  Me sa duket, ndërgjegjësimi tek sipërmarrjet është rritur ndjeshëm dhe në 5 vitet e fundit  janë regjistruar rreth 6180 aplikime për markat tregtare dhe 35 % prej tyre rezultojnë të jenë subjekte që drejtohen nga gjinia femërore.

Këtë vit,  Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale po i jep fokus të shtuar inovacionit dhe grave, për të nxitur sipërmarrje dhe marka të reja në treg.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale organizoi konferencën e 30-vjetorit të themelimit të këtij institucioni, i cili aktualisht ofron 154 shërbime përmes portalit e-albania. Me mbrojtjen e markës në Shqipëri, bizneset kanë mundësi që të operojnë edhe në shtetet e tjera normalisht. Marka është e vlefshme për një biznes për një periudhë 10 vjeçare që nga momenti i regjistrimit dhe më pas është e nevojshme që të ripërtërihet

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat