Ekonomia vijon ecurinë pozitive / Mete: Të ardhurat totale për 9 - mujorin e 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare, bëri të ditur sot se ekonomia po vijon ecurinë pozitive dhe se të ardhurat janë 51 miliardë lekë më të larta, krahasuar me 9-mujorin e vitit 2022.
“Ekonomia vijon ecurinë pozitive. Të ardhurat totale për 9 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë ose 101.5% e planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 51 miliardë lekë ose 12% më shumë”, u shpreh ai.
Raporti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit paraprak tregon se të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë lekë, 11 miliardë lekë, ose 32.4% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe 9.4 miliardë lekë ose 26.5% më shumë se plani i 9 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.
Sipas raportit, shpenzimet e përgjithshme publike, për 9 – mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë lekë, me një realizim në 92.2 % të planit të së njëjtës periudhë.
Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.8 % më të larta ose rreth 15.7 miliardë lekë më shumë.
Niveli i sufiçitit për periudhën 9 – mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë nga rreth 8.5 miliardë lekë sufiçit i planifikuar.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 16.29 miliardë lekë.
SCAN
Sondazh

Kalimi i shtetasve shqiptarë të mitur në kufi – Këshilli i Ministrave publikon udhëzimet e reja
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i ri i miratuar nga Këshilli i Ministrave për “Përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve......

Pse një sasi prej 500 milionë dollarësh cash u bllokua në aeroportin kryesor të Argjentinës?
Argjentina ka parë një stuhi tërheqjesh të dollarit përpara zgjedhjeve presidenciale këtë fundjavë. Çmimi i shtatë ose tetë avionëve privatë në para të......

Vendet europiane pa progres në mirëqenien e të rinjve – Shqipëria me përmirësim të ndjeshëm
Të dhënat e reja zbulojnë 'tezgën' e Evropës për të drejtat dhe mirëqenien e të rinjve pa asnjë përparim që nga viti 2018. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca......

Konferenca e DPPI për 30-vjetorin - Zv.Ministrja Xhemali: Pronësia Industriale, me rëndësi për mbrojtjen e biznesit dhe zhvillimin e ekonomisë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), me rastin e 30 vjetorit të krijimit të saj, ka organizuar në Tiranë një konferencë......

Energjia, Europa “në rrethim” - Dimri vjen pa gazin rus dhe luftën në Lindjen e Mesme
Në vjeshtën e vitit 2021, Europa u përball për herë të parë me një reduktim sistematik të furnizimit me gaz natyror nga Rusia , e cila, po përgatitej të......

OSHEE hap aplikimet për 390 vende pune - Balluku: Një shembull edhe për të tjerët
Kompania shtetërore e energjisë OSHEE ka hapur aplikimet për pranimin e të rinjve që duan të punojnë në kompani. Ishte zv. Kryeministrja Belinda Balluku dhe......

Bitcoin, i qëndrueshëm pranë 28,500 USD - Prokurorja e Nju Jorkut padit tre kompani të kriptomonedhave
Bitcoin po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa kriptomonedhat e tjera publikojnë humbje modeste. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut,......

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Në fokus, luhatja e yield-it të obligacioneve dhe fjalimi i Powell
Dollari amerikan po ndryshon minimalisht, gjatë sesionit të sotëm, por një ditë më parë tregjet janë përfshirë nga paqëndrueshmëria, për shkak të rritjes së......