Energjia, Europa “në rrethim” - Dimri vjen pa gazin rus dhe luftën në Lindjen e Mesme

Në vjeshtën e vitit 2021, Europa u përball për herë të parë me një reduktim sistematik të furnizimit me gaz natyror nga Rusia , e cila, po përgatitej të pushtonte Ukrainën disa muaj më vonë Që atëherë, Europa ka nisur një fushatë të mundimshme për t'u larguar nga fqinji i saj i pasur me energji, një fushatë që e ka bërë atë klientin më të mirë të industrisë amerikane të gazit natyror të lëngshëm, duke çuar në marrëveshje për furnizimin me gaz me vendet në Lindjen e Mesme. Ndërkohë dhe përpara se të mbyllej çdo "dritare e mundësive", vendet dhe industritë evropiane kishin nxituar të blinin sa më shumë gaz dhe naftë ruse që të mundnin. Kështu ata arritën të kenë një plotësi relative në rezervuarët e tyre, të cilët megjithatë do të duhet të rimbushen.
Sot, dy vjet më vonë, dhe ndërsa njerëzimi shikon me frikë tragjedinë e re në Lindjen e Mesme, Europa po përgatitet të përballet për herë të parë dimrin pa asnjë gaz rus dhe në kushtet e një lloj rrethimi energjetik që karakterizon situatën aktuale. Mes një lufte në përshkallëzim, Izraeli urdhëroi gjigantin energjetik Chevron të ndalonte të gjithë aktivitetin në fushën e gazit Tamar në Mesdheun Lindor në ditët e para. Një pasojë e drejtpërdrejtë pritet të jetë një reduktim i eksporteve të gazit nga Izraeli në Egjipt, i cili nga ana tjetër mund të reduktojë eksportet e LNG në Europë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëron se furnizimi global i gazit natyror të lëngshëm mbetet i kufizuar në krahasim me kërkesën.
Për sa i përket naftës, reagimi i menjëhershëm i tregut ishte një rritje relativisht e vogël e çmimit të saj në nivele nën 90 dollarë për fuçi që kishte arritur në shtator, kur Arabia Saudite dhe Rusia vendosën të zgjasin deri në fund të vitit marrëveshje për të reduktuar prodhimin e tyre. Çmimet e naftës, e cila nuk prodhohet as në Izrael dhe as në territoret palestineze, u ulën. Analistët financiarë paralajmërojnë, megjithatë, se mundësia e një lufte të zgjatur në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht me përfshirjen e Iranit, mund ta çojë naftën në 150 dollarë për fuçi. Pikërisht përfshirja e Iranit në luftë mund të jetë vendimtare për rrjedhën e çmimeve të naftës, sepse në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojë një ngurtësim të mëtejshëm të qëndrimit të Uashingtonit ndaj Teheranit.
Europa mbetet në një klimë shqetësimi për çmimet e gazit natyror. Është e vërtetë që ata janë zvogëluar plotësisht nga nivelet prej 300 euro për megavat-orë që arritën kulmin në gusht të vitit 2022. Megjithatë, ato kanë lëvizur më lart, pasi lufta në Lindjen e Mesme dhe problemet e tubacionit në Finlandë rindezin shqetësimet rreth furnizimi me karburant.
Duke nënvizuar rreziqet që kërcënojnë furnizimet me naftë në Lindjen e Mesme për shkak të luftës, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë foli për rritje të shpejtë të rreziqeve gjeopolitike, por u përpoq të qetësonte opinionin ndërkombëtar duke u zotuar të monitorojë tregun e naftës dhe të jetë gati të veprojë nëse është e nevojshme për të siguruar furnizim të mjaftueshëm në tregun botëror. Katari ka rënë dakord të furnizojë 3.5 milionë tonë LNG në vit për TotalEnergies të Francës për 37 vjet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

OSHEE hap aplikimet për 390 vende pune - Balluku: Një shembull edhe për të tjerët
Kompania shtetërore e energjisë OSHEE ka hapur aplikimet për pranimin e të rinjve që duan të punojnë në kompani. Ishte zv. Kryeministrja Belinda Balluku dhe......

Bitcoin, i qëndrueshëm pranë 28,500 USD - Prokurorja e Nju Jorkut padit tre kompani të kriptomonedhave
Bitcoin po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa kriptomonedhat e tjera publikojnë humbje modeste. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut,......

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Në fokus, luhatja e yield-it të obligacioneve dhe fjalimi i Powell
Dollari amerikan po ndryshon minimalisht, gjatë sesionit të sotëm, por një ditë më parë tregjet janë përfshirë nga paqëndrueshmëria, për shkak të rritjes së......

Ari, pranë nivelit më të lartë në 2 muaj - Investitorët presin fjalimin e Powell, në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut
Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por po tregtohet në nivelin më të lartë në 2 muaj e gjysëm, pasi përshkallëzimi i luftës mes Izraelit dhe......

Perspektiva dhe rreziqet për ekonominë e Kosovës - Sipas Bankës Botërore, shpenzimet kapitale publike pritet të nxisin investimet
Në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore nënvizon perspektivat dhe rreziqet më të cilat pritet të përballet ekonomia e Kosovës.......

Google, në telashe për diskriminimin e gjuhës shqipe - Asllani: Nëse nuk marrim një përgjigjje për 30 ditë, fitojmë çështjen
Gjigandi i teknologjisë Google u padit pak ditë më parë për diskriminimin e gjuhës shqipe, nga dy shqiptarët Neshad Asllani dhe Haki Dervishi. I ftuar në......

Samiti i Berlinit, zbardhet raporti i Komunitetit të Energjisë - Siguria energjetike/ Vendet e Ballkanit kanë shumë sfida, ndonëse është bërë progres
Sekretariati i Komuniteti të Energjisë ka publikuar raportin mbi zbatimin e Deklaratës për Sigurinë e Energjisë dhe Tranzicionin e Gjelbër në Ballkanin......

Konfliktet e reja tregtare - Vendet dhe kompanitë që po përfitojnë
Fundi i globalizimit të papenguar është negativ për ekonominë globale. Pandemia dhe luftërat ndikojnë në tregtinë ndërkombëtare, ndërsa tensionet e......