Rritje pagash për mjekët e përgjithshëm - Shtesa do të aplikohet në muajin prill 2024, përfitojnë edhe infermierët

Qeveria do të vijojë me politikën e rritjes së pagave për profesionistët e shëndetësisë, kjo edhe si një masë për të parandaluar eksodin në radhët e tyre. Shtesa do të aplikohet në muajin prill ndërsa përveç mjekëve të përgjithshëm, nga skema do të përfitojnë edhe infermierët. Detajet u përcollën nga zv.ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj.
E pyetur sesa do të jetë shtesa, Ramosaçaj tha se kjo të përcaktohet me miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Në muajin prill të këtij viti për mjekët specializantë rritja e pagës ishte me 50 mijë lekë në muaj. Ndërsa për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët me 7 për qind. E ftuar në emisionin “Box to Box” zv.ministrja u ndal edhe tek programi i kreditimit me interes zero për profesionistët e shëndetësisë, për të cilët janë ofruar 100 kuota. Të favorizuar veç atyre të cilët punojnë larg qendrës së banimit janë edhe ata me kontrata pune me afat të pacaktuar.
Përveç mjekëve pjesë e mbështetjes financiare janë edhe punonjësit e policisë dhe ushtarakët. Pra në total do të jenë 300 përfitues për vitin 2023.
Ada Haziziolli / SCAN
Sondazh

Inflacioni mbetet ende shumë i lartë - Kreu i Rezervës Federale: Duhet një rritje më e ngadaltë ekonomie
Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, pranoi shenjat e fundit të rënies së inflacionit, por tha se banka qendrore do të ishte e vendosur në angazhimin e saj......

Sfidat e rregullimit të tregut audioviziv - Kreu i AMA, në mbledhjen e Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore
Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, njëkohësisht Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, Armela Krasniqi, mori pjesë në mbledhjen e......

Ekonomia vijon ecurinë pozitive / Mete: Të ardhurat totale për 9 - mujorin e 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare, bëri të ditur sot se ekonomia po vijon ecurinë......

Kalimi i shtetasve shqiptarë të mitur në kufi – Këshilli i Ministrave publikon udhëzimet e reja
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i ri i miratuar nga Këshilli i Ministrave për “Përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve......

Pse një sasi prej 500 milionë dollarësh cash u bllokua në aeroportin kryesor të Argjentinës?
Argjentina ka parë një stuhi tërheqjesh të dollarit përpara zgjedhjeve presidenciale këtë fundjavë. Çmimi i shtatë ose tetë avionëve privatë në para të......

Vendet europiane pa progres në mirëqenien e të rinjve – Shqipëria me përmirësim të ndjeshëm
Të dhënat e reja zbulojnë 'tezgën' e Evropës për të drejtat dhe mirëqenien e të rinjve pa asnjë përparim që nga viti 2018. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca......

Konferenca e DPPI për 30-vjetorin - Zv.Ministrja Xhemali: Pronësia Industriale, me rëndësi për mbrojtjen e biznesit dhe zhvillimin e ekonomisë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), me rastin e 30 vjetorit të krijimit të saj, ka organizuar në Tiranë një konferencë......

Energjia, Europa “në rrethim” - Dimri vjen pa gazin rus dhe luftën në Lindjen e Mesme
Në vjeshtën e vitit 2021, Europa u përball për herë të parë me një reduktim sistematik të furnizimit me gaz natyror nga Rusia , e cila, po përgatitej të......