Sfidat e rregullimit të tregut audioviziv - Kreu i AMA, në mbledhjen e Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore

Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, njëkohësisht Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, Armela Krasniqi, mori pjesë në mbledhjen e Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, me fokus sfidat aktuale të tregut mediatik.
Në fjalën e saj, Krasniqi theksoi se, akti Europian i Lirisë së Medias që pritet të aprovohet është një instrument i ri shumë i dobishëm i Bashkimit Europian për të mbrojtur pluralizmin dhe pavarësinë e medias. Ajo nënvizoi rëndësinë e transparencës së pronësisë së medias. Ndërkohë, rregullimi ligjor i Platformave të Shpërndarjes së Videove është një tjetër sfidë me të cilën entet rregullatore përballen aktualisht.
Kreu i AMA, u shpreh se institucioni që ajo drejton është gati të kontribuojë në krijimin e një hapësire të përbashkët dhe shumëpalëshe për shkëmbim e praktikave më të mira në rregullimin e platformave digjitale.
Platforma Europiane e Autoriteteve Rregullatore (EPRA) u themelua në vitin 1995 si nevojë në rritje e bashkëpunimit mes enteve europiane rregullatore. Me përvojën e saj 25 vjeçare dhe me një rrjet të fortë kontaktesh në nivel profesional, EPRA është rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të transmetimit dhe është një mjedis ideal për shkëmbimin e informacionit, rasteve dhe praktikave më të mira midis rregullatorëve të transmetimit në Evropë.
SCAN
Sondazh

Ekonomia vijon ecurinë pozitive / Mete: Të ardhurat totale për 9 - mujorin e 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare, bëri të ditur sot se ekonomia po vijon ecurinë......

Kalimi i shtetasve shqiptarë të mitur në kufi – Këshilli i Ministrave publikon udhëzimet e reja
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i ri i miratuar nga Këshilli i Ministrave për “Përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve......

Pse një sasi prej 500 milionë dollarësh cash u bllokua në aeroportin kryesor të Argjentinës?
Argjentina ka parë një stuhi tërheqjesh të dollarit përpara zgjedhjeve presidenciale këtë fundjavë. Çmimi i shtatë ose tetë avionëve privatë në para të......

Vendet europiane pa progres në mirëqenien e të rinjve – Shqipëria me përmirësim të ndjeshëm
Të dhënat e reja zbulojnë 'tezgën' e Evropës për të drejtat dhe mirëqenien e të rinjve pa asnjë përparim që nga viti 2018. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca......

Konferenca e DPPI për 30-vjetorin - Zv.Ministrja Xhemali: Pronësia Industriale, me rëndësi për mbrojtjen e biznesit dhe zhvillimin e ekonomisë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), me rastin e 30 vjetorit të krijimit të saj, ka organizuar në Tiranë një konferencë......

Energjia, Europa “në rrethim” - Dimri vjen pa gazin rus dhe luftën në Lindjen e Mesme
Në vjeshtën e vitit 2021, Europa u përball për herë të parë me një reduktim sistematik të furnizimit me gaz natyror nga Rusia , e cila, po përgatitej të......

OSHEE hap aplikimet për 390 vende pune - Balluku: Një shembull edhe për të tjerët
Kompania shtetërore e energjisë OSHEE ka hapur aplikimet për pranimin e të rinjve që duan të punojnë në kompani. Ishte zv. Kryeministrja Belinda Balluku dhe......

Bitcoin, i qëndrueshëm pranë 28,500 USD - Prokurorja e Nju Jorkut padit tre kompani të kriptomonedhave
Bitcoin po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa kriptomonedhat e tjera publikojnë humbje modeste. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut,......