Bota Postuar më 20 Tetor 2023, 12:42

Inflacioni mbetet ende shumë i lartë - Kreu i Rezervës Federale: Duhet një rritje më e ngadaltë ekonomie

Nga SCAN TV
Inflacioni mbetet ende shumë i lartë - Kreu i Rezervës Federale:

Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, pranoi shenjat e fundit të rënies së inflacionit, por tha se banka qendrore do të ishte e vendosur në angazhimin e saj ndaj objektivit prej 2%.

Në një fjalim të shumëpritur të mbajtur në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut, Powell shmangu angazhimin për një rrugë të caktuar politike, por nuk dha asnjë tregues se ai po prirej drejt një shtytjeje më të lartë për normat e interesit.

Ndërsa Powell foli, tregtarët e tregut të së ardhmes fshinë çdo mundësi për një rritje të normës në nëntor dhe ulën shanset për një lëvizje edhe në dhjetor. Ai pranoi përparimin e bërë drejt uljes së inflacionit në një nivel të menaxhueshëm, por theksoi vigjilencën në ndjekjen e objektivave të bankës qendrore.

Powell theksoi se inflacioni është ende shumë i lartë dhe disa muaj të dhënash të mira janë vetëm fillimi i asaj që duhet për të krijuar besimin se inflacioni po lëviz në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të vendosur. Kreu i Rezervës Federale, shtoi se nuk mund të dihet ende se sa kohë do të vazhdojnë këto lexime më të ulëta, ose ku do të vendoset inflacioni gjatë tremujorëve të ardhshëm.

Fjalimi i tij ngre pyetje se nga do të shkojë FED pas një sërë rritjesh të normave të interesit që synojnë ftohjen e inflacionit. Aksionet u rritën pas fjalimit të Powell dhe yield-i 10-vjeçar i thesarit u tërhoq nga nivelet më të larta për seancën. Powell tha se ai nuk mendon se normat janë shumë të larta tani.

Ditët e fundit, të dhënat kanë treguar se ndërsa inflacioni mbetet shumë mbi normën e synuar, ritmi i rritjeve mujore është ngadalësuar, ashtu si edhe norma vjetore në 3.7% nga më shumë se 9% në qershor 2022.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat