Biznesi ka të ardhura të bollshme, nevojë e ulët për kredi - Vrojtimi/Të pranishëm faktorë dekurajues, likuiditeti i lartë dhe normat e interesit

Gjatë tremujorit të tretë të vitit biznesi në vend ka shfaqur nevojë të reduktuar për financim për shkak të situatës së favorshme të likuiditetit, duke ju drejtuar më së shumti bankave për kredi për investime. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, kërkesa për kredi e biznesit po ndikohet nga faktorë dekurajues, të tillë si ambienti i normave të larta të interesit, si edhe disponueshmëria e likuiditeteve të larta nga ana e sipërmarrjeve.
Shtimi i kërkesës për kredi u raportua veçanërisht i lartë për financimin e investimeve. Biznesi i madh mbetet udhëheqësi kryesor në këtë drejtim, ndonëse kërkesa për kredi në financimin e investimeve është raportuar e lartë për të dyja madhësitë e biznesit. Përmirësimi i besimit të biznesit, si edhe perspektiva e pritur në disa sektorë të veçantë të ekonomisë, ndër të tjera, kanë shtyrë kryesisht bizneset e mëdha të zgjerojnë më tej kapacitetet e tyre prodhuese.
Vrojtimi konkludon se standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2023. Standarde të pandryshuara u aplikuan në kreditë akorduar biznesit të madh, në kreditë për financimin e investimeve, si edhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet. Standardet e kreditimit u shtrënguan disi vetëm në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, të raportuara si të tilla nga një bankë e vetme. Ndërkaq, në të kundërt të individëve, shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e lartë në tremujorin e tretë. Numri më i lartë i miratimeve/rënia e shkallës së refuzimeve u mbështet nga statusi i kredive aktuale, si edhe nga shtimi i kursimeve nga ana e bizneseve. Të ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit, perceptimi i bankave mbi rrezikun për gjendjen e ardhshme financiare dhe për perspektivën e sektorit ku operojnë bizneset, ndikuan në kahun rritës për shkallën e refuzimit të kredive për bizneset.
Lorenc Rabeta /SCAN
Sondazh

Bankat lehtësojnë kreditë për individët, frenojnë interesat - Tremujori i tretë/Konkurrencë e lartë në treg, sidomos për huatë për banesa
Në tremujorin e tretë të vitit bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për individët, madje duke mos rritur intersesat e diktuara nga norma bazë prej 3%.......

Lejet e drejtimit, 73.9% zotërohen nga meshkujt - Grupmosha 25-34 vjeç dominon me numrin më të lartë të patentave
Sipas të dhënave nga DPSHTRR rezulton se viti 2022 ka gjeneruar 10% më shumë të ardhura se një vit më parë, që e përkthyer në vlerë absolute janë 3.5 miliardë......

Monedha më e suksesshme në botë - As euro, as dollari, por rupia e Pakistanit!
Rupia e Pakistanit është rikuperuar nga niveli më i ulët historik për t'u bërë monedha me performancën më të mirë në botë - dhe ka ende vend për t'u forcuar,......

Bizneset, interes në rritje për të “siguruar” emrin - Xhemani: Në 5 vite, 6180 aplikime. 35% janë gra
Mbrojtja e pronësisë industriale është garancia kryesore për një biznes. Kushdo që ka një emër në treg dhe apo çdo start-up i cili krijon një produkt të ri......

Rritje pagash për mjekët e përgjithshëm - Shtesa do të aplikohet në muajin prill 2024, përfitojnë edhe infermierët
Qeveria do të vijojë me politikën e rritjes së pagave për profesionistët e shëndetësisë, kjo edhe si një masë për të parandaluar eksodin në radhët e tyre.......

Inflacioni mbetet ende shumë i lartë - Kreu i Rezervës Federale: Duhet një rritje më e ngadaltë ekonomie
Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, pranoi shenjat e fundit të rënies së inflacionit, por tha se banka qendrore do të ishte e vendosur në angazhimin e saj......

Sfidat e rregullimit të tregut audioviziv - Kreu i AMA, në mbledhjen e Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore
Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, njëkohësisht Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, Armela Krasniqi, mori pjesë në mbledhjen e......

Ekonomia vijon ecurinë pozitive / Mete: Të ardhurat totale për 9 - mujorin e 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare, bëri të ditur sot se ekonomia po vijon ecurinë......