Bankat lehtësojnë kreditë për individët, frenojnë interesat - Tremujori i tretë/Konkurrencë e lartë në treg, sidomos për huatë për banesa

Në tremujorin e tretë të vitit bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për individët, madje duke mos rritur intersesat e diktuara nga norma bazë prej 3%. Në vrojtimin për aktivitetin kreditues, Banka e Shqipërisë konkludon se standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit. Lehtësimi u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato konsumatore.
Politikat lehtësuese të kreditimit për individët u shprehën po ashtu në kushte e terma kreditimi të lehtësuara, të mbështetura nga marzhet më të ulëta të aplikuara prej bankave, si edhe nga elementet e tjera joçmimformuese të kredisë. Politikat lehtësuese drejt kreditimit për individët duket se kanë krijuar një ambient të favorshëm në drejtim të rritjes së kërkesës për kredi, për të dytin tremujor radhazi. Shtimi i kërkesës për kredi nga individët u raportua të jetë nxitur si nga nevojat më të larta në financimin e blerjes së banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit.
Faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët ishin trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike aktuale dhe pritjet për të, si edhe zhvillimet e pritura në tregun e banesave. Faktori i vetëm me ndikim negativ mbi standardet e kreditimit u raportua perceptimi i rrezikut lidhur me kolateralin.
Por megjithatë, shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rënie në tremujorin e tretë. Raporti më i lartë i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit kryesisht nga faktorët që reflektojnë historikun e kreditit për individët, të tillë si historiku i marrëdhënieve me bankën dhe i regjistrit të kredive. Po ashtu, të ardhurat e disponueshme u raportuan si faktor që solli rritjen e shkallës së refuzimeve për kredi të individëve në këtë tremujor. Historiku i punësimit në tregun e punës u raportua si aktor që ka ndikuar në rënien e shkallës së refuzimeve për kredi këtë tremujor. Faktorët e tjerë mbetën thuajse të pandryshuar, raporton Banka e Shqipërisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Lejet e drejtimit, 73.9% zotërohen nga meshkujt - Grupmosha 25-34 vjeç dominon me numrin më të lartë të patentave
Sipas të dhënave nga DPSHTRR rezulton se viti 2022 ka gjeneruar 10% më shumë të ardhura se një vit më parë, që e përkthyer në vlerë absolute janë 3.5 miliardë......

Monedha më e suksesshme në botë - As euro, as dollari, por rupia e Pakistanit!
Rupia e Pakistanit është rikuperuar nga niveli më i ulët historik për t'u bërë monedha me performancën më të mirë në botë - dhe ka ende vend për t'u forcuar,......

Bizneset, interes në rritje për të “siguruar” emrin - Xhemani: Në 5 vite, 6180 aplikime. 35% janë gra
Mbrojtja e pronësisë industriale është garancia kryesore për një biznes. Kushdo që ka një emër në treg dhe apo çdo start-up i cili krijon një produkt të ri......

Rritje pagash për mjekët e përgjithshëm - Shtesa do të aplikohet në muajin prill 2024, përfitojnë edhe infermierët
Qeveria do të vijojë me politikën e rritjes së pagave për profesionistët e shëndetësisë, kjo edhe si një masë për të parandaluar eksodin në radhët e tyre.......

Inflacioni mbetet ende shumë i lartë - Kreu i Rezervës Federale: Duhet një rritje më e ngadaltë ekonomie
Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, pranoi shenjat e fundit të rënies së inflacionit, por tha se banka qendrore do të ishte e vendosur në angazhimin e saj......

Sfidat e rregullimit të tregut audioviziv - Kreu i AMA, në mbledhjen e Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore
Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, njëkohësisht Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, Armela Krasniqi, mori pjesë në mbledhjen e......

Ekonomia vijon ecurinë pozitive / Mete: Të ardhurat totale për 9 - mujorin e 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare, bëri të ditur sot se ekonomia po vijon ecurinë......

Kalimi i shtetasve shqiptarë të mitur në kufi – Këshilli i Ministrave publikon udhëzimet e reja
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i ri i miratuar nga Këshilli i Ministrave për “Përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve......