Ari, fitime javore prej 2.4% - Mbështetet nga frika për përshkallëzimin e tensionit në Lindjen e Mesme

Ari është rritur edhe në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë. Çmimet janë mbështetur edhe nga pritshmëritë se Rezerva Federale mund të jetë drejt fundit të ciklit të rritjes së interesave. Kontratat “spot” për arin po tregtohet në rreth 1,980 dollarë për onz, ndërsa kontratat “futurës” në rreth 1995 dollarë për onz.
Shqetësimi kryesor i investitorëve është përshkallëzimi i mundshëm i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit edhe në vendet e tjera të rajonit. Për këtë arsye, investitorët janë pozicionuar tek asetet e sigurta. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, sinjalizoi se shumë shpejt trupat izraelite mund të futen në Gaza, duke nënkuptuar se një pushtim tokësor për të asgjësuar Hamasin, mund të jetë afër. Ari, i përdorur shpesh si një strehë e sigurt gjatë periudhave të pasigurive politike dhe financiare, është rritur me 2.4% këtë javë.
Ndërkohë, Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, në komentet e tij në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut ishte dakord se rritja e yield-eve po ndihmon në shtrëngimin e mëtejshëm të kushteve financiare, që e bën më pak të domosdoshme rritjen e interesave. Normat më të larta të interesit rrisin koston oportune të mbajtjes së arit.
Sipas një analize të Reuters, kontrata “spot” e arit pritet të zgjerojë fitimet në një interval prej 1,998-2,010 dollarë për onz, pasi ka thyer nivelin e rezistencës prej 1,972 dollarë.
SCAN
Sondazh

Franga, në nivelin më të lartë që nga 2015 - Mbështetet nga rritja e kërkesës për asete të sigurta
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale Jerome Powell sinjalizoi se cikli i rritjes së interesave mund të......

Nafta ngjitet në mbi 93 USD për fuçi - Publikon fitime për të dytën javë me radhë
Nafta është rritur ndjeshëm edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë, për shkak të frikës se kriza Izrael-Gaza mund......

Powell: Inflacioni është ende i lartë - “Nevojitet ngadalësimi i ekonomisë për ta çuar në objektiv”
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, pranoi se inflacioni është ftohur në kohët e fundit, por tha se banka qendrore është e “vendosur” në angazhimin e......

Buxheti i shtetit “noton” në para’ - 516 milionë dollarë tepricë. Çfarë ndikoi në rritjen e të ardhurave?
Buxheti i shtetit ka arritur nivel rekord sufiçiti për periudhën 9 mujore të vitit 2023 i cili rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë nga rreth 8.5 miliardë Lekë......

Emigrantët përbëjnë 9% të PBB së Italisë - 154 miliardë euro hyjnë nga 2.4 milionë punëtorë. Shqiptarët në vendin e dytë
Ata rriten, shtohen në numër dhe bëjnë që ekonomia të ecë me ritme të shpejta. Emigrantët që banojnë në Itali janë shtylla të pazëvendësueshme të sistemit të......

Biznesi ka të ardhura të bollshme, nevojë e ulët për kredi - Vrojtimi/Të pranishëm faktorë dekurajues, likuiditeti i lartë dhe normat e interesit
Gjatë tremujorit të tretë të vitit biznesi në vend ka shfaqur nevojë të reduktuar për financim për shkak të situatës së favorshme të likuiditetit, duke ju......

Bankat lehtësojnë kreditë për individët, frenojnë interesat - Tremujori i tretë/Konkurrencë e lartë në treg, sidomos për huatë për banesa
Në tremujorin e tretë të vitit bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për individët, madje duke mos rritur intersesat e diktuara nga norma bazë prej 3%.......

Lejet e drejtimit, 73.9% zotërohen nga meshkujt - Grupmosha 25-34 vjeç dominon me numrin më të lartë të patentave
Sipas të dhënave nga DPSHTRR rezulton se viti 2022 ka gjeneruar 10% më shumë të ardhura se një vit më parë, që e përkthyer në vlerë absolute janë 3.5 miliardë......