Franga, në nivelin më të lartë që nga 2015 - Mbështetet nga rritja e kërkesës për asete të sigurta

Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale Jerome Powell sinjalizoi se cikli i rritjes së interesave mund të jetë drejt fundit. Ndërkohë, franga zvicerane ka prekur nivelin më të lartë që nga viti 2015 në raport me euron, pasi kjo monedhë ka përfituar nga statusi i saj si një “parajsë e sigurt” në periudha trazirash. Euro po tregtohet në rreth 0.94 franga, niveli më i ulët në tetë vitet e fundit, kur Banka Kombëtare e Zvicrës hoqi kufirin prej 1.2 të këmbimit të frangës me euron.
Në anën tjetër, dollari ka prekur përkohësisht nivelin e 150 në raport me jenin japonez, për shkak të rritjes së yield-it të obligacioneve 10-vjeçare amerikane pranë 5%. Lufta në Lindjen e Mesme ka rritur kërkesën për asete të sigurta, ku bën pjesë ari, franga zvicerane dhe dollari amerikan, por monedha e gjelbër është gjendur nën presion nga rritja e yield-eve të obligacioneve në SHBA.
Ndërkohë, presidenti i Bankës Qendrore Amerikane deklaroi se forca e ekonomisë amerikane dhe tregu i fortë i punës mund të kenë kërkojnë shtrëngim të kushteve të huamarrjes për të kontrolluar inflacionin. Por, ai shtoi se rritja e normave të interesit në tregje mund të reduktojë nevojën për rritjen e normës bazë të interesit nga banka qendrore. Ndërkohë, paundi britanik po qëndron në nivelin më të ulët në dy javët e fundit, pasi disa të dhëna të publikuara në Britaninë e Madhe treguan një rënie të besimit konsumator për tetorin.
SCAN
Sondazh

Nafta ngjitet në mbi 93 USD për fuçi - Publikon fitime për të dytën javë me radhë
Nafta është rritur ndjeshëm edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë, për shkak të frikës se kriza Izrael-Gaza mund......

Powell: Inflacioni është ende i lartë - “Nevojitet ngadalësimi i ekonomisë për ta çuar në objektiv”
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, pranoi se inflacioni është ftohur në kohët e fundit, por tha se banka qendrore është e “vendosur” në angazhimin e......

Buxheti i shtetit “noton” në para’ - 516 milionë dollarë tepricë. Çfarë ndikoi në rritjen e të ardhurave?
Buxheti i shtetit ka arritur nivel rekord sufiçiti për periudhën 9 mujore të vitit 2023 i cili rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë nga rreth 8.5 miliardë Lekë......

Emigrantët përbëjnë 9% të PBB së Italisë - 154 miliardë euro hyjnë nga 2.4 milionë punëtorë. Shqiptarët në vendin e dytë
Ata rriten, shtohen në numër dhe bëjnë që ekonomia të ecë me ritme të shpejta. Emigrantët që banojnë në Itali janë shtylla të pazëvendësueshme të sistemit të......

Biznesi ka të ardhura të bollshme, nevojë e ulët për kredi - Vrojtimi/Të pranishëm faktorë dekurajues, likuiditeti i lartë dhe normat e interesit
Gjatë tremujorit të tretë të vitit biznesi në vend ka shfaqur nevojë të reduktuar për financim për shkak të situatës së favorshme të likuiditetit, duke ju......

Bankat lehtësojnë kreditë për individët, frenojnë interesat - Tremujori i tretë/Konkurrencë e lartë në treg, sidomos për huatë për banesa
Në tremujorin e tretë të vitit bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për individët, madje duke mos rritur intersesat e diktuara nga norma bazë prej 3%.......

Lejet e drejtimit, 73.9% zotërohen nga meshkujt - Grupmosha 25-34 vjeç dominon me numrin më të lartë të patentave
Sipas të dhënave nga DPSHTRR rezulton se viti 2022 ka gjeneruar 10% më shumë të ardhura se një vit më parë, që e përkthyer në vlerë absolute janë 3.5 miliardë......

Monedha më e suksesshme në botë - As euro, as dollari, por rupia e Pakistanit!
Rupia e Pakistanit është rikuperuar nga niveli më i ulët historik për t'u bërë monedha me performancën më të mirë në botë - dhe ka ende vend për t'u forcuar,......