Bursat, në nivelin më të ulët në 7 muaj - Powell nuk jep detaje mbi rritjen e normave të interesit

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm dhe po tregtohen në nivelin më të ulët në shtatë muajt e fundit, pasi sipas analistëve Powell nuk ishte shumë i qartë me të ardhmen e normave të interesit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me rreth 0.8%, ndërsa të gjithë sektorët janë në territor negativ. Sektori minerar realizon humbjet më të mëdha, në rënie me 2%.
Shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm në kohët e fundit, por është ende larg objektivit. Gjatë fjalës së tij në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut, Powell tha se banka qendrore është e vendosur në angazhimin e saj për të arritur një inflacion prej 2%. Por, ai nuk përcaktoi një rrugë specifike të politikës monetare, por gjithashtu nuk dha asnjë detaj nëse një rritje e mëtejshme e normës bazë të interesit ishte në tavolinën e diskutimeve.
Investitorët do të monitorojnë nga afër edhe samitin që zhvillohet sot, mes institucioneve të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, ku liderët do të takohen në Uashington për të diskutuar marrëdhëniet tregtare. Për sa i përket të dhënave të tjera, çmimet e prodhimit në Gjermani ranë me 14.7%, gjatë shtatorit me bazë vjetore, pas një rënie me 12.6% në gusht. Të dhënat sugjerojnë se presionet inflacioniste në ekonominë më të madhe në Europë po zbehen ndjeshëm. Rënia e çmimeve i atribuohet kryesisht bazës së lartë krahasimore, të shkaktuar nga nivelet e larta të çmimeve në vitin 2022 si rezultat i luftës në Ukrainë.
SCAN
Sondazh

Bitcoin ngjitet pranë 30 mijë USD - Fokusi, te miratimi i aplikacionit të një fondi të tregtuar në bitcoin
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar 30 mijë dollarëve, për herë të parë që nga qershori i këtij......

Ari, fitime javore prej 2.4% - Mbështetet nga frika për përshkallëzimin e tensionit në Lindjen e Mesme
Ari është rritur edhe në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë. Çmimet janë......

Franga, në nivelin më të lartë që nga 2015 - Mbështetet nga rritja e kërkesës për asete të sigurta
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale Jerome Powell sinjalizoi se cikli i rritjes së interesave mund të......

Nafta ngjitet në mbi 93 USD për fuçi - Publikon fitime për të dytën javë me radhë
Nafta është rritur ndjeshëm edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë, për shkak të frikës se kriza Izrael-Gaza mund......

Powell: Inflacioni është ende i lartë - “Nevojitet ngadalësimi i ekonomisë për ta çuar në objektiv”
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, pranoi se inflacioni është ftohur në kohët e fundit, por tha se banka qendrore është e “vendosur” në angazhimin e......

Buxheti i shtetit “noton” në para’ - 516 milionë dollarë tepricë. Çfarë ndikoi në rritjen e të ardhurave?
Buxheti i shtetit ka arritur nivel rekord sufiçiti për periudhën 9 mujore të vitit 2023 i cili rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë nga rreth 8.5 miliardë Lekë......

Emigrantët përbëjnë 9% të PBB së Italisë - 154 miliardë euro hyjnë nga 2.4 milionë punëtorë. Shqiptarët në vendin e dytë
Ata rriten, shtohen në numër dhe bëjnë që ekonomia të ecë me ritme të shpejta. Emigrantët që banojnë në Itali janë shtylla të pazëvendësueshme të sistemit të......

Biznesi ka të ardhura të bollshme, nevojë e ulët për kredi - Vrojtimi/Të pranishëm faktorë dekurajues, likuiditeti i lartë dhe normat e interesit
Gjatë tremujorit të tretë të vitit biznesi në vend ka shfaqur nevojë të reduktuar për financim për shkak të situatës së favorshme të likuiditetit, duke ju......