Bitcoin ngjitet pranë 30 mijë USD - Fokusi, te miratimi i aplikacionit të një fondi të tregtuar në bitcoin

Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar 30 mijë dollarëve, për herë të parë që nga qershori i këtij viti. Vetëm gjatë kësaj jave bitcoin ka fituar rreth 10% të vlerës, ndërsa tregu është karakterizuar nga paqëndrueshmëri të mëdha. Bitcoin, që është kriptomonedha më e madhe në botë për nga kapitalizimi, u rrit përkohësisht në 30,022 dollarë, niveli më i lartë që nga 23 korriku. Sipas analistëve, nuk kishte asnjë katalizator që diktoi tendencën në rritje të bitcoin, që është i njohur për paqëndrueshmërinë dhe paqartësinë në lëvizje.
Humori në tregjet më të gjera financiare ka qenë gjithashtu nervoz kohët e fundit. Ndjenja e investitorëve është tronditur nga lufta në Lindjen e Mesme, nga rritja e yield-it të obligacioneve 10-vjeçare amerikane drejt 5% dhe nga shqetësimet që normat e interesit të qëndrojnë shumë më të larta për një kohë të gjatë. Tregjet e Bitcoin kanë qenë veçanërisht të trazuar këtë javë, pasi investitorët presin lajmet për fatin e aplikacioneve nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime në SHBA (SEC), për një fond të tregtuar në bitcoin (ETF) nga firma të mëdha financiare, përfshirë BlackRock.
Bitcoin regjistroi një rritje surprizë të hënën, përpara se të kthehej sërish në nivelet e mëparshme, pasi menaxheri i aseteve BlackRock mohoi një raportim të mediave se aplikacioni i tij i profilit të lartë ishte miratuar nga Komisioni.
SCAN
Sondazh

Ari, fitime javore prej 2.4% - Mbështetet nga frika për përshkallëzimin e tensionit në Lindjen e Mesme
Ari është rritur edhe në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë. Çmimet janë......

Franga, në nivelin më të lartë që nga 2015 - Mbështetet nga rritja e kërkesës për asete të sigurta
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale Jerome Powell sinjalizoi se cikli i rritjes së interesave mund të......

Nafta ngjitet në mbi 93 USD për fuçi - Publikon fitime për të dytën javë me radhë
Nafta është rritur ndjeshëm edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë, për shkak të frikës se kriza Izrael-Gaza mund......

Powell: Inflacioni është ende i lartë - “Nevojitet ngadalësimi i ekonomisë për ta çuar në objektiv”
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, pranoi se inflacioni është ftohur në kohët e fundit, por tha se banka qendrore është e “vendosur” në angazhimin e......

Buxheti i shtetit “noton” në para’ - 516 milionë dollarë tepricë. Çfarë ndikoi në rritjen e të ardhurave?
Buxheti i shtetit ka arritur nivel rekord sufiçiti për periudhën 9 mujore të vitit 2023 i cili rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë nga rreth 8.5 miliardë Lekë......

Emigrantët përbëjnë 9% të PBB së Italisë - 154 miliardë euro hyjnë nga 2.4 milionë punëtorë. Shqiptarët në vendin e dytë
Ata rriten, shtohen në numër dhe bëjnë që ekonomia të ecë me ritme të shpejta. Emigrantët që banojnë në Itali janë shtylla të pazëvendësueshme të sistemit të......

Biznesi ka të ardhura të bollshme, nevojë e ulët për kredi - Vrojtimi/Të pranishëm faktorë dekurajues, likuiditeti i lartë dhe normat e interesit
Gjatë tremujorit të tretë të vitit biznesi në vend ka shfaqur nevojë të reduktuar për financim për shkak të situatës së favorshme të likuiditetit, duke ju......

Bankat lehtësojnë kreditë për individët, frenojnë interesat - Tremujori i tretë/Konkurrencë e lartë në treg, sidomos për huatë për banesa
Në tremujorin e tretë të vitit bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për individët, madje duke mos rritur intersesat e diktuara nga norma bazë prej 3%.......