Ku i shesin produktet bizneset shqiptare? - 83% e kompanive të vogla, 69% e të mesmeve, 55% e të mëdhave, 80% të shitjeve në vend

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë me sipërmarrjet shqiptare tregon se pjesa dërrmuese e biznesit të vogël i shet produktet brenda vendit, ndërkohë që raporti është i ngjashëm edhe për bizneset e mesme. Situata ndryshon kur vjen fjala te biznesi i madh, që shet një pjesë të mirë të produkteve jashtë kufijve. Bizneset e pyetua nga Banka e Shqipërisë janë shprehur se shitja e produkteve vijon të mbetet kryesisht brenda vendit, ku rreth 83% e ndërmarrjeve të vogla, 69% e ndërmarrjeve të mesme dhe 55% e ndërmarrjeve të mëdha, kanë deklaruar se kanë shitur shumicën e produkteve në tregun vendas (mbi 80% të volumit të produkteve) për gjysmën e parë të këtij viti. Krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm, ka pasur një rënie prej 1.6 pikë përqindje të peshës së ndërmarrjeve të vogla dhe 2 pikë përqindje të ndërmarrjeve të mëdha që i shesin produktet e tyre kryesisht brenda vendit. Ndërkohë, që pesha e ndërmarrjeve të mesme që deklarojnë një gjë të tillë është rritur me 3.3 pikë përqindje.
Sa i përket volumit të shitjeve, gjatë gjysmës së parë të këtij viti niveli i shitjeve është rritur për ndërmarrjet e të gjitha madhësive, por disi në përkeqësim krahasuar me gjashtë muaj më parë. Të tre grupet e ndërmarrjeve kanë raportuar rritje të nivelit të shitjeve gjatë gjashtëmujorit të kaluar me balanca neto pozitive (përkatësisht 2.7%, 20% dhe 27.5%). Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, gjatë këtij viti, situata e shitjeve rezulton në përkeqësim për ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha dhe pothuaj e njëjtë në rastin e ndërmarrjeve të mesme, por në përmirësim krahasuar me një vit më parë për të gjithë ndërmarrjet. Për sa i përket pritshmërive për ecurinë e mëtejshme të nivelit të shitjeve, të gjitha ndërmarrjet (pavarësisht madhësisë) shprehen mjaft optimiste për gjashtëmujorin e dytë 2023 me balanca neto pozitive dhe në rritje si krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë.
Sondazh

Kina ka gati planin për taksitë ajrore - Pekini i jep dritën jeshile kompanisë vendase EHang
Në një fushë tjetër të teknologjisë së lartë, por të teknologjisë më të avancuar, Kina po tejkalon SHBA-në dhe Europën, ndërsa i afrohet qëllimit të saj për të......

Ku “çalon” skema e sigurimit nga tërmetet? - Xhepa: Është përjashtuese, qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin
Qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë pronën e tyre nga tërmetet duke blerë një prim bazik, vlera e të cilit do të caktohet nga......

Sigurimi i detyrueshëm i banesës nga tërmeti, eksperti i sigurimeve: Sa llogaritet pagesa vjetore?
Eksperti për sigurimet, z. Erald Hysa analizoi në Scan Live projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti. Z. Hysa paraqiti shembullin e......

Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës flet për Scan Live! Në cilat bjeshkë mund të ndërtohen resorte me ski?
Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës, z. Abedin Kërrnaja ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin Scan Live, ku solli turizmin “në shifra”. “Jo......

Bursat, në nivelin më të ulët në 7 muaj - Powell nuk jep detaje mbi rritjen e normave të interesit
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm dhe po tregtohen në nivelin më të ulët në shtatë muajt e fundit, pasi sipas analistëve Powell nuk......

Bitcoin ngjitet pranë 30 mijë USD - Fokusi, te miratimi i aplikacionit të një fondi të tregtuar në bitcoin
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar 30 mijë dollarëve, për herë të parë që nga qershori i këtij......

Ari, fitime javore prej 2.4% - Mbështetet nga frika për përshkallëzimin e tensionit në Lindjen e Mesme
Ari është rritur edhe në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë. Çmimet janë......

Franga, në nivelin më të lartë që nga 2015 - Mbështetet nga rritja e kërkesës për asete të sigurta
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale Jerome Powell sinjalizoi se cikli i rritjes së interesave mund të......