Bota Postuar më 21 Tetor 2023, 11:47

Kanali i Panamasë përballet me konkurrencën - “Ringjallet” hekurudha mes Gjirit të Meksikës dhe Oqeanit Paqësor

Nga SCAN TV
Kanali i Panamasë përballet me konkurrencën -

Presidenti i Meksikës, Andres Obrador, njoftoi se vendi do të përpiqet të ringjallë hekurudhën midis Gjirit të Meksikës dhe Oqeanit Paqësor, në një situatë që do të përballte me konkurrencë Kanalin e Panamasë.

Për më shumë se një shekull, ky korridor hekurudhor funksionon jashtëzakonisht keq dhe me projektin e ri Meksika dëshiron të përfitojë nga dëshira e kompanive shumëkombëshe për t'u afruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në periudhën e nivelit të ulët të ujit, e cila përbën një problem madhor në funksionimin e Kanalit të Panamasë.

Sipas Financial Times, për presidentin e Meksikës, kjo është pjesë e një “loje” për të tërhequr investime në jugun më të varfër.

Sipas planit, Korridori hekurudhor i Tehuantepec me vlerë 2.8 miliardë dollarë do të përfshijë 308 kilometra hekurudhë midis porteve të rinovuara të Salina Cruz dhe Coatzacoalcos dhe objekteve industriale pranë qendrave të transportit, përfshirë aeroportet. Qeveria meksikane shprehet optimiste për hapjen e këtij korridori, i cili do të ofrojë një kohë tranziti prej 6.5 orë, duke përjashtuar kohën e ngarkimit.

Nga rruga, ky korridor është një rrigët hekururdhore më të famshme që nga viti 1821. Ndërtimi i hekurudhës përfundoi në vitin 1894 dhe në këtë rrugë transportohej më së shumti sheqer, deri në 250 mijë tonë në vit.

Pas hapjes së Kanalit të Panamasë, trafiku hekurudhor ra ndjeshëm dhe deri në vitin 1950 korridori u përdor për transportin e pasagjerëve. Megjithatë, ai është bërë i parëndësishëm në kontekstin e transportit të mallrave, situatë të të cilën qeveria meksikane tani dëshiron ta ndryshojë.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat