Katër vende perëndimore nën “lakun” e borxheve - Jepet alarmi për krizën fiskale: Jemi shumë afër!

Sipas të dhënave të Institutit të Uashingtonit për Financat Ndërkombëtare, borxhi total i të gjitha vendeve në botë arrin në 307 trilionë dollarë.
Borxhi u rrit me 10 trilionë dollarë vetëm në gjysmën e parë të këtij viti dhe 80 % e rritjes u kontribuua nga vendet e zhvilluara industriale, kryesisht SHBA, Japonia, Britania e Madhe dhe Franca.
Nga ana tjetër, borxhi i popullsisë ka rënë, më saktë nga 57.9 në 57.7 trilionë, pra nga 62.3 në 61.9 % të PBB-së. Sipas ekonomistëve, SHBA-ja, Italia dhe Britania e Madhe janë veçanërisht të rrezikuara për t'u goditur nga spiralja e borxhit, pasi në këto vende borxhi tejkalon vlerën e PBB-së vjetore.
Ekonomistët e BQE – së paralajmërojnë se me një borxh të tillë të shumë vendeve, kriza fiskale është më pranë se sa duket. Ata sqarojnë se borxhi mund të jetë ende i përballueshëm, por është gjithnjë e më shqetësuese që vendet duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë për të shlyer interesin. Investitorët janë gjithashtu nervozë.
Fondi i obligacioneve Pimco theksoi se deficitet buxhetore dhe nivelet e larta të borxhit janë shkak për shqetësim.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ku i shesin produktet bizneset shqiptare? - 83% e kompanive të vogla, 69% e të mesmeve, 55% e të mëdhave, 80% të shitjeve në vend
Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë me sipërmarrjet shqiptare tregon se pjesa dërrmuese e biznesit të vogël i shet produktet brenda vendit, ndërkohë që raporti......

Kina ka gati planin për taksitë ajrore - Pekini i jep dritën jeshile kompanisë vendase EHang
Në një fushë tjetër të teknologjisë së lartë, por të teknologjisë më të avancuar, Kina po tejkalon SHBA-në dhe Europën, ndërsa i afrohet qëllimit të saj për të......

Ku “çalon” skema e sigurimit nga tërmetet? - Xhepa: Është përjashtuese, qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin
Qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë pronën e tyre nga tërmetet duke blerë një prim bazik, vlera e të cilit do të caktohet nga......

Sigurimi i detyrueshëm i banesës nga tërmeti, eksperti i sigurimeve: Sa llogaritet pagesa vjetore?
Eksperti për sigurimet, z. Erald Hysa analizoi në Scan Live projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti. Z. Hysa paraqiti shembullin e......

Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës flet për Scan Live! Në cilat bjeshkë mund të ndërtohen resorte me ski?
Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës, z. Abedin Kërrnaja ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin Scan Live, ku solli turizmin “në shifra”. “Jo......

Bursat, në nivelin më të ulët në 7 muaj - Powell nuk jep detaje mbi rritjen e normave të interesit
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm dhe po tregtohen në nivelin më të ulët në shtatë muajt e fundit, pasi sipas analistëve Powell nuk......

Bitcoin ngjitet pranë 30 mijë USD - Fokusi, te miratimi i aplikacionit të një fondi të tregtuar në bitcoin
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar 30 mijë dollarëve, për herë të parë që nga qershori i këtij......

Ari, fitime javore prej 2.4% - Mbështetet nga frika për përshkallëzimin e tensionit në Lindjen e Mesme
Ari është rritur edhe në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, dhe pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë. Çmimet janë......