AVANCON KORRIDORI 8 - Shpallet fituesi për projektin e lidhjes me Maqedoninë e Veriut

Projekti i zbatimit për një nga segmentet e korridorit 8 do të jetë gati pas më shumë se 18 muajsh. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese, që do të duhet të hartojë projektin për aksin nga Bushtrica deri në pikën e re doganore që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që vetëm pasi ai të jetë gati do të mund të kryhen procedurat tenderuese për ndërtimin e tij. Ky është segmenti i fundit i korridorit 8 për aksin Fushë Labinot - Maqedoni i Veriut, ndërkohë që 4 segmentet e tjerë janë në fazë më të avancuar. Në 2 prej tyre tashmë kanë nisur punimet, ndërsa 2 të tjerët janë në fazë tenderimi për kryerjen e punimeve. Paralelisht është duke u projektuar bypassi i Elbasanit, që sipas afateve kontraktuale duhet të jetë gati në vitin 2024.
Ndëkaq, në fazë më pak të avancuar është segmenti nga Lekaj në Elbasan, që aktualisht është në fazë tenderimi për projektimin e tij. Ky aks praktikisht do të “dublojë” bypassin e Rrogozhinës pritet të ketë një gjatësi prej rreth 40 km, teksa kompania projektuese do të duhet të planifikojë lidhjen e tij me bypassin e Elbasanit. Në kahun tjetër ai do të kryqëzohet me korridorin Adriatiko – Jonian.
Korridori VIII është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave dhe pasagjerëve midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Ai nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Elbasanit, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.
AKSI RRUGOR ELBASAN – MAQEDONI E VERIUT
LOTI I - LIDHUR KONTRATA (2.9 MLD LEKË, ME TVSH)
LOTI II – LIDHUR KONTRATA (2.6 MLD LEKË, ME TVSH)
LOTI III – HAPUR TENDERI (FONDI LIMIT 2.5 MLD LEKË, PA TVSH)
LOTI IV – HAPUR TENDERI (FONDI LIMIT 2.5 MLD LEKË, PA TVSH)
BUSHTRICË – DOGANË – NË PROJEKTIM (49 MLN LEKË, PA TVSH)
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Energjia, faturë shumëfish më e ulët për KESH - Mbiprodhimi në Kaskadë dhe çmimet favorizojnë financat e Korporatës
Situata e favorshme hidrike, si dhe rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare janë pasuar me një faturë shumëfish më të ulët për blerjen e energjisë, në raport......

Linjat ajrore rinovojnë flotat e tyre - Rekord porosish përballë rritjes së trafikut
Kompanitë e linjave ajrore - veçanërisht ato me kosto të ulët - po rinovojnë flotën e tyre në përpjekje për të përfituar nga rritja e kërkesës për udhëtime pas......

Prodhuesi i Marlboro raporton mungesë të të ardhurave - Rrit shitjet në produktet alternative të cigareve
Philip Morris International raportoi të ardhura tremujore që kryesuan pritshmëritë e Wall Street, por të ardhura që humbën vlerësimet, pasi shitjet për duhanin......

Grekët shpenzojnë 22.7 miliardë euro në lojëra fati - Industria shënoi një rritje prej 28% në periudhën janar-gusht
Grekët kanë shpenzuar 22.7 miliardë euro për lojërat e fatit në internet, kazinotë, lotaritë dhe garat me kuaj në periudhën janar-gusht. Qarkullimi i......

250 miliardë USD/vit nga taksa globale e miliarderëve - Studimi/Qeveritë duhet të luftojnë evazion fiskal në shkallë ndërkombëtare
Qeveritë duhet të hapin një front të ri në luftën ndërkombëtare ndaj evazionit fiskal me një taksë minimale globale për miliarderët, e cila mund të mbledhë 250......

Bullgaria drejt vendosjes së një tarifë të lartë tranziti për gazin rus – Vendimi prekë ndjeshëm edhe Greqinë
Vendimi i Bullgarisë për të vendosur një tarifë të lartë tranziti për gazin rus që kalon nëpër territorin e saj do të prekë ndjeshëm edhe Greqinë. Vitin e......

Bie numri i aksidenteve për periudhën janar - shtator 2023 / Shqetësim sjellja e këmbësorëve me pasojë humbje jete
DPSHTRR ka publikuar raportin e aksidenteve për periudhën Janar-Shtator 2023, ku të dhënat tregojnë progres në uljen e vazhdueshme të aksidenteve rrugore dhe......

Begaj takim me sipërmarrës të bizneseve arbëreshe e shqiptare në Kalabri – I fton të shohin Shqipërinë si mundësi të re bashkëpunimi
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës në Kalabri zhvilloi edhe një takim me sipërmarrës të bizneseve arbëreshe e shqiptare në Kalabri. Begaj......