Energjia, faturë shumëfish më e ulët për KESH - Mbiprodhimi në Kaskadë dhe çmimet favorizojnë financat e Korporatës

Situata e favorshme hidrike, si dhe rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare janë pasuar me një faturë shumëfish më të ulët për blerjen e energjisë, në raport me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të përpunuara nga SCAN TV, deri më tani Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpenzuar rreth 49 mln euro për importin e energjisë, teksa procedurat për sigurimin e saj nisën në gjysmën e dytë të vitit.
Kjo, pasi gjatë gjysmës së parë, prodhimi në Kaskadën e Drinit, jo vetëm që arriti të mbulojë nevojat e vendit, por paralelisht u kryen edhe një sërë procedurash për shitjen e energjisë. Nga mbiprodhimi në Kaskadë KESH arkëtoi rreth 41.5 mln euro. Praktikisht, bilanci tregtar i KESH flet për vetëm 7.5 mln euro, pa TVSH shpenzime për sigurimin e energjisë së nevojshmë për furnizimin e konsumatorëve.
Ndërkohë që, kjo vlerë është ndjeshëm më e ulët se ajo e vitit që shkoi, duke qenë se për vitin 2022 fatura arriti në rreth 504 mln euro, me TVSH. Shifrat e fundit të disponueshme tregojnë se në vetëm 8 muaj u prodhua 6.2 mln mWh energji, ndërsa për të njëjtën periudhë të viti që shkoi prodhimi në Kaskadë ishte 4.6 mln mWh. Ndërkaq, edhe çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë këtij viti kanë qenë ndjeshëm më të ulta, duke arritur shumë pranë niveleve të para krizës, që nisi si pasojë e luftës Rusi – Ukrainë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Linjat ajrore rinovojnë flotat e tyre - Rekord porosish përballë rritjes së trafikut
Kompanitë e linjave ajrore - veçanërisht ato me kosto të ulët - po rinovojnë flotën e tyre në përpjekje për të përfituar nga rritja e kërkesës për udhëtime pas......

Prodhuesi i Marlboro raporton mungesë të të ardhurave - Rrit shitjet në produktet alternative të cigareve
Philip Morris International raportoi të ardhura tremujore që kryesuan pritshmëritë e Wall Street, por të ardhura që humbën vlerësimet, pasi shitjet për duhanin......

Grekët shpenzojnë 22.7 miliardë euro në lojëra fati - Industria shënoi një rritje prej 28% në periudhën janar-gusht
Grekët kanë shpenzuar 22.7 miliardë euro për lojërat e fatit në internet, kazinotë, lotaritë dhe garat me kuaj në periudhën janar-gusht. Qarkullimi i......

250 miliardë USD/vit nga taksa globale e miliarderëve - Studimi/Qeveritë duhet të luftojnë evazion fiskal në shkallë ndërkombëtare
Qeveritë duhet të hapin një front të ri në luftën ndërkombëtare ndaj evazionit fiskal me një taksë minimale globale për miliarderët, e cila mund të mbledhë 250......

Bullgaria drejt vendosjes së një tarifë të lartë tranziti për gazin rus – Vendimi prekë ndjeshëm edhe Greqinë
Vendimi i Bullgarisë për të vendosur një tarifë të lartë tranziti për gazin rus që kalon nëpër territorin e saj do të prekë ndjeshëm edhe Greqinë. Vitin e......

Bie numri i aksidenteve për periudhën janar - shtator 2023 / Shqetësim sjellja e këmbësorëve me pasojë humbje jete
DPSHTRR ka publikuar raportin e aksidenteve për periudhën Janar-Shtator 2023, ku të dhënat tregojnë progres në uljen e vazhdueshme të aksidenteve rrugore dhe......

Begaj takim me sipërmarrës të bizneseve arbëreshe e shqiptare në Kalabri – I fton të shohin Shqipërinë si mundësi të re bashkëpunimi
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës në Kalabri zhvilloi edhe një takim me sipërmarrës të bizneseve arbëreshe e shqiptare në Kalabri. Begaj......

Qendrat kryesore financiare të Evropës: Ku është më mirë të bësh biznes?
SHBA ka pesë qendra financiare në top 10-shen globale ndërsa Evropa tërhiqet vetëm në dy, por si renditen qytetet evropiane mes tyre? Në peizazhin me......