Bie kredia për industrinë nxjerrëse, rritet për tregtinë e automjetet - Tetëmujori/ Huaja për biznesin përmirësohet pas luhatjeve në muajt e verës

Në fund të tetëmujorit të këtij viti kredia bankare për bizneset ka arritur në total 428.3 miliardë lekë, përfshirë edhe interesat, duke rikthyer ritmet e rritjes pas frenimit në dy muajt e parë të verës. Krahasuar me mujin korrik, kredia për bizneset është rritur me më shumë se 13 miliardë lekë, ndërkohë që sektori i tregtisë ka regjistruar edhe rritjen më të madhe. Nga 128,9 miliardë lekë në qershor, kredia për grupin Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave rezulton në 133,7 miliardë lekë në fund të tetëmujorit. Industria përpunuese është një tjetër grup që ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në rritjen e vlerës totale të kredisë dhënë për biznesin gjatë tetëmujorit. Nga 47,2 miliardë lekë në muajin korrik, kredia për këtë sektor rezulton 49.1 miliardë lekë në fund të gushtit. Akomodimi dhe shërbimi ushqimor janë gjithashtu një grup tjetër me peshë të madhe në kredinë e re dhënë për tetëmujorin. Nga 34,6 miliardë lekë në qershor, kredia për këtë grup rezulton në mbi 36 miliardë në fund të periudhës.
Sa i përket grupeve me kontribut negativ në volumin total të kredisë për tetëmujorin, në krye të listës qëndron industria nxjerrëse. Nga Nga 5.2 miliardë lekë në korrik, kredia për këtë sektor ka rënë në 3.7 miliardë në gusht. Kontribut të konsiderueshëm në totalin e kredisë së re ka dhënë në fund të tetëmujorit grupi Bujqësia, Pyjet, Peshkimi. Nga 6.6 miliardë lekë në korrik, totali i kredisë për këtë sektor ka rënë në 6.1 miliardë në fund të gushtit.
Struktura e kredive të bizneseve sipas qëllimit ka mbetur përgjithësisht e pandryshuar gjatë viteve të fundit. Stoku i kredive të biznesit dominohet nga kreditë për blerje pajisjesh dhe pasurish të paluajtshme me përkatësisht 28% dhe 27%, si edhe nga kreditë-kufi dhe huatë për çelje biznesi që zënë përkatësisht 25% dhe 17%. Që nga fillimi i vitit 2020, rritja e kredisë për bizneset është ndikuar nga rritja e kredisë për kapital qarkullues dhe e kredisë për blerje pajisjesh, ndërkohë që gjatë vitit 2022, rritja është përcaktuar nga rritja në tepricën e kredisë – kufi.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Çfarë taksash do të ndryshojnë në 2024-ën? - Paketa fiskale/ Ndërhyrje në disa industri, preken biznese dhe qytetarë
Tremujori i fundit i vitit daton me periudhën kur Ministria e Financave harton projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin pasardhës dhe duket se puna ka......

Rritje rekord e prodhimit të mishit të pulës - Shifra e paprecedentë 807.8%! Një mrekulli në zhvillimin e bujqësisë
Sipas raportit të analistit statistikor Dr. Hans-Wilhelm Vindhorst, në 50 vitet e fundit është dokumentuar një dinamikë e jashtëzakonshme e prodhimit të mishit......

AVANCON KORRIDORI 8 - Shpallet fituesi për projektin e lidhjes me Maqedoninë e Veriut
Projekti i zbatimit për një nga segmentet e korridorit 8 do të jetë gati pas më shumë se 18 muajsh. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese,......

Energjia, faturë shumëfish më e ulët për KESH - Mbiprodhimi në Kaskadë dhe çmimet favorizojnë financat e Korporatës
Situata e favorshme hidrike, si dhe rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare janë pasuar me një faturë shumëfish më të ulët për blerjen e energjisë, në raport......

Linjat ajrore rinovojnë flotat e tyre - Rekord porosish përballë rritjes së trafikut
Kompanitë e linjave ajrore - veçanërisht ato me kosto të ulët - po rinovojnë flotën e tyre në përpjekje për të përfituar nga rritja e kërkesës për udhëtime pas......

Prodhuesi i Marlboro raporton mungesë të të ardhurave - Rrit shitjet në produktet alternative të cigareve
Philip Morris International raportoi të ardhura tremujore që kryesuan pritshmëritë e Wall Street, por të ardhura që humbën vlerësimet, pasi shitjet për duhanin......

Grekët shpenzojnë 22.7 miliardë euro në lojëra fati - Industria shënoi një rritje prej 28% në periudhën janar-gusht
Grekët kanë shpenzuar 22.7 miliardë euro për lojërat e fatit në internet, kazinotë, lotaritë dhe garat me kuaj në periudhën janar-gusht. Qarkullimi i......

250 miliardë USD/vit nga taksa globale e miliarderëve - Studimi/Qeveritë duhet të luftojnë evazion fiskal në shkallë ndërkombëtare
Qeveritë duhet të hapin një front të ri në luftën ndërkombëtare ndaj evazionit fiskal me një taksë minimale globale për miliarderët, e cila mund të mbledhë 250......