500 milion lekë për hyrjen e Shkodrës - FSHZH hap tenderin. Riaktivizim i polit social dhe ekonomik

Transformimi urban në hapësira publike i hyrjes së qytetit të Shkodrës pritet të kushtojë rreth 500 mln lekë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për zbatimin e projektit që synon të synon të riaktivizojë polin social dhe ekonomik të Shkodrës, duke përfituar nga kushtet natyrore të vendit dhe duke lidhur e promovuar tre aktivitetet kryesore strategjike, që janë: Rekreacioni, turizmi dhe ekonomia.
Sipas dokumenteve të tenderit, projekti ka gjashtë objektiva kryesore. Krijimi i një zone neutrale ekologjike që lidh marrëdhëniet midis liqenit dhe qytetit, krijimi i parkut publik më të madh të Shkodrës, si dhe krijimi i një rrjeti të rrugeve për këmbësorë dhe biçikleta që lidh natyrën, monumentet dhe rrugët piktoreske janë disa nga objektivët. Gjithashtu, synohet krijimi i një pike takimi ikonë për ngjarjet publike, ndërtimi i një muzeu të ri, si dhe rindërtimi i portit të Shkodrës për zgjerimin e polit turistik me një rrjet lumor përgjatë ujit.
Kompanitë e interesuara kanë vetëm 2 javë kohë për dorëzimin e dokumenteve për të marrë pjesë në tender, duke qenë se afati i fundit është data 8 nëntor. Ndërkohë që, i gjithë projekti pritet të finalizohet brenda 16 muajsh nga nënshkrimi i kontratës, por gjithsesi referuar grafikut të punimeve ato nuk përfshijnë arritjen e gjithë objektivëve, duke sugjeruar se një tender i dytë do të hapet në vijim, në përmbushje të të gjithë projektit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bankat perceptojnë risk edhe kursin e këmbimit - Rreziku kryesor inflacioni, goditjet nga ekonomitë e huaja, por dhe sulmet kibernetike
Për herë të parë që nga viti 2018, bankat tregtare kanë përfshirë rrezikun e kursit të këmbimit në listën risqeve kryesore të sistemit bankar. Banka e......

Fatura për pronat, një muaj afat për ankimimet - Nëse tejkalohet afati, pronarët humbasin të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës
Pas njohjes me faturën e kompensimit, pronarët kanë vetëm një muaj afat që ti drejtohen gjykatës nëse nuk janë dakord me masën e përfitimit që iu është caktuar......

Bie kredia për industrinë nxjerrëse, rritet për tregtinë e automjetet - Tetëmujori/ Huaja për biznesin përmirësohet pas luhatjeve në muajt e verës
Në fund të tetëmujorit të këtij viti kredia bankare për bizneset ka arritur në total 428.3 miliardë lekë, përfshirë edhe interesat, duke rikthyer ritmet e......

Çfarë taksash do të ndryshojnë në 2024-ën? - Paketa fiskale/ Ndërhyrje në disa industri, preken biznese dhe qytetarë
Tremujori i fundit i vitit daton me periudhën kur Ministria e Financave harton projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin pasardhës dhe duket se puna ka......

Rritje rekord e prodhimit të mishit të pulës - Shifra e paprecedentë 807.8%! Një mrekulli në zhvillimin e bujqësisë
Sipas raportit të analistit statistikor Dr. Hans-Wilhelm Vindhorst, në 50 vitet e fundit është dokumentuar një dinamikë e jashtëzakonshme e prodhimit të mishit......

AVANCON KORRIDORI 8 - Shpallet fituesi për projektin e lidhjes me Maqedoninë e Veriut
Projekti i zbatimit për një nga segmentet e korridorit 8 do të jetë gati pas më shumë se 18 muajsh. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese,......

Energjia, faturë shumëfish më e ulët për KESH - Mbiprodhimi në Kaskadë dhe çmimet favorizojnë financat e Korporatës
Situata e favorshme hidrike, si dhe rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare janë pasuar me një faturë shumëfish më të ulët për blerjen e energjisë, në raport......

Linjat ajrore rinovojnë flotat e tyre - Rekord porosish përballë rritjes së trafikut
Kompanitë e linjave ajrore - veçanërisht ato me kosto të ulët - po rinovojnë flotën e tyre në përpjekje për të përfituar nga rritja e kërkesës për udhëtime pas......