Bankat perceptojnë risk edhe kursin e këmbimit - Rreziku kryesor inflacioni, goditjet nga ekonomitë e huaja, por dhe sulmet kibernetike

Për herë të parë që nga viti 2018, bankat tregtare kanë përfshirë rrezikun e kursit të këmbimit në listën risqeve kryesore të sistemit bankar. Banka e Shqipërisë bën me dije se përgjigjet nga industria bankare kanë sugjeruar një renditje dhe vlerësim të ndryshuar të rreziqeve kryesore sistemike për gjysmën e parë të vitit 2023, diktuar nga faktorë si ecuria e inflacionit, rritja e normave të interesit, zhvillimet në mjedisin e jashtëm dhe luhatjet e kursit të këmbimit.
Banka Qendrore bën me dije se sektori bankar ka vijuar të klasifikojë “rrezikun e inflacionit” si rrezikun kryesor sistemik në vend edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2023, por perceptimi mbi të ka qenë në zbutje. Zhvillimet gjeopolitike dhe makro-financiare në mjedisin e jashtëm si vijimi i luftës në Ukrainë, normat ende të larta të inflacionit në nivel global, rritja e shpejtë e normave të interesit etj., duket se kanë rritur shqetësimin e bankave mbi “rrezikun e transferimit të goditjeve nga jashtë”, duke e vlerësuar atë si rrezikun e dytë më të rëndësishëm sistemik të periudhës. Kategoria “rreziqe të tjera” ku përfshihet kryesisht rreziku nga sulmet kibernetike ka vijuar të mbetet në listën e rreziqeve të rëndësishme. Shtimi i këtyre sulmeve gjatë vitit të kaluar, duket se i ka bërë bankat më të vetëdijshme për këtë rrezik, ndërsa një pjesë e tyre kanë deklaruar se kanë ndërmarrë tashmë veprime konkrete për përmirësimin e sistemeve mbrojtëse, raporton Banka e Shqipërisë.
Normalizimi i politikës monetare brenda dhe jashtë vendit, si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit, duket se ka rritur shqetësimin e bankave tregtare mbi rrezikun e luhatjes së normave të interesit dhe pasojat në portofolet e tyre, ndaj vlerësimi për nivelin e rëndësisë së këtij rreziku ka vijuar të rritet.
Për herë të parë që nga viti 2018 në listën e rreziqeve më të rëndësishme sistemike të periudhës është përfshirë dhe “rreziku nga paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit”. Deri më sot, vlerësimi për këtë rrezik ka qenë minimal, thekson në analizën e saj Banka e Shqipërisë, por shpejtesia e fortë mbiçmuese e lekut, veçanërisht ndaj euros gjatë këtij viti është konsideruar nga bankat tregtare si një burim rreziku. Ky rrezik ka shënuar një kapërcim të ndjeshëm krahasuar me periudhat e kaluara.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Fatura për pronat, një muaj afat për ankimimet - Nëse tejkalohet afati, pronarët humbasin të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës
Pas njohjes me faturën e kompensimit, pronarët kanë vetëm një muaj afat që ti drejtohen gjykatës nëse nuk janë dakord me masën e përfitimit që iu është caktuar......

Bie kredia për industrinë nxjerrëse, rritet për tregtinë e automjetet - Tetëmujori/ Huaja për biznesin përmirësohet pas luhatjeve në muajt e verës
Në fund të tetëmujorit të këtij viti kredia bankare për bizneset ka arritur në total 428.3 miliardë lekë, përfshirë edhe interesat, duke rikthyer ritmet e......

Çfarë taksash do të ndryshojnë në 2024-ën? - Paketa fiskale/ Ndërhyrje në disa industri, preken biznese dhe qytetarë
Tremujori i fundit i vitit daton me periudhën kur Ministria e Financave harton projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin pasardhës dhe duket se puna ka......

Rritje rekord e prodhimit të mishit të pulës - Shifra e paprecedentë 807.8%! Një mrekulli në zhvillimin e bujqësisë
Sipas raportit të analistit statistikor Dr. Hans-Wilhelm Vindhorst, në 50 vitet e fundit është dokumentuar një dinamikë e jashtëzakonshme e prodhimit të mishit......

AVANCON KORRIDORI 8 - Shpallet fituesi për projektin e lidhjes me Maqedoninë e Veriut
Projekti i zbatimit për një nga segmentet e korridorit 8 do të jetë gati pas më shumë se 18 muajsh. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese,......

Energjia, faturë shumëfish më e ulët për KESH - Mbiprodhimi në Kaskadë dhe çmimet favorizojnë financat e Korporatës
Situata e favorshme hidrike, si dhe rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare janë pasuar me një faturë shumëfish më të ulët për blerjen e energjisë, në raport......

Linjat ajrore rinovojnë flotat e tyre - Rekord porosish përballë rritjes së trafikut
Kompanitë e linjave ajrore - veçanërisht ato me kosto të ulët - po rinovojnë flotën e tyre në përpjekje për të përfituar nga rritja e kërkesës për udhëtime pas......

Prodhuesi i Marlboro raporton mungesë të të ardhurave - Rrit shitjet në produktet alternative të cigareve
Philip Morris International raportoi të ardhura tremujore që kryesuan pritshmëritë e Wall Street, por të ardhura që humbën vlerësimet, pasi shitjet për duhanin......