Programi i Rindërtimit – Rama: 22 godina të tjera drejt përfundim në Krujë, strehon 336 familje të prekura nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kryetari i bashkisë së Krujës Artur Bushi kanë vizituar sot në kantierin e ndërtimit të godinave të reja si pjesë e Programit të Rindërtimit.
Kryeministri Rama ka bërë me dije se 22 godina të tjera janë drejt përfundim në Krujë, ku 336 familje të prekura nga tërmeti do të sistemohen deri në 31 dhjetor.
“E kemi shtuar financimin për vitin 2023 me 12 miliardë të tjerë duke e çuar kështu financimin e programit të Rindërtimit në 17 miliardë për vitin 2023 dhe besojmë që në këto momente të gjitha kantieret janë të financuara dhe të gjitha bashkitë do kenë mundësi të avancojnë. Deri tani kemi rreth 3500 apartamente të cilat shumica janë dorëzuar, një pjesë e tyre do të dorëzohen deri në fund të vitit dhe mbi 2200 ndërtesa individuale, që e çojnë në total 6000 numrin e njësive të banimit, rreth 6000 familje deri tani”, – u shpreh Balluku.
Për sa i përket gjithë programit për infrastrukturën shkollore, ajo theksoi se janë mbi 143 shkolla, kryesisht të përfshira në projektin e programit EU4Schools, të cilat tashmë janë funksionale duke nisur nga shtatori.
“Jemi duke ecur mirë, kemi bërë një ri koordinim me të gjitha bashkitë përveç bashkisë së Shijakut e cila tashmë e ka mbyllur procesin. Pretendojmë që brenda dhjetorit të mbyllim Rrogozhinën, Kavajën dhe Vorën dhe sigurisht Durrësi e Lezha janë ato të cilat duhen parë dhe duhet vazhduar”, u shpreh Balluku.
Pallatet e reja janë të gjitha të pajisura me parkime nëntokësore, ashensor si dhe mjedise të përbashkëta në funksion të familjeve, të cilat kanë patur durimin për të pritur përfundimin e këtyre godinave më të mira, më të bukura e sigurisht më të sigurta se ato që humbën natën e tërmetit.
Kryeministri theksoi se “vonesa këtu ishte e lidhur me gjithë historinë e pronës që na mori aq shumë kohë”.
“Edhe në vende të tjera na ka marrë kohë po këtu ishte problemi i madh, por tani duket se jemi në rregull”, – theksoi kryeministri Rama.
Përveç pallateve të reja, në Krujë është drejt përfundimit edhe procesi i përforcimi të 43 pallateve ekzistuese, si dhe veshja me sistemin kapot.
SCAN
Sondazh

Ministri Mete takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë / Në diskutim thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e investimeve amerikane
Thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë ishin në......

500 milion lekë për hyrjen e Shkodrës - FSHZH hap tenderin. Riaktivizim i polit social dhe ekonomik
Transformimi urban në hapësira publike i hyrjes së qytetit të Shkodrës pritet të kushtojë rreth 500 mln lekë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për......

Bankat perceptojnë risk edhe kursin e këmbimit - Rreziku kryesor inflacioni, goditjet nga ekonomitë e huaja, por dhe sulmet kibernetike
Për herë të parë që nga viti 2018, bankat tregtare kanë përfshirë rrezikun e kursit të këmbimit në listën risqeve kryesore të sistemit bankar. Banka e......

Fatura për pronat, një muaj afat për ankimimet - Nëse tejkalohet afati, pronarët humbasin të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës
Pas njohjes me faturën e kompensimit, pronarët kanë vetëm një muaj afat që ti drejtohen gjykatës nëse nuk janë dakord me masën e përfitimit që iu është caktuar......

Bie kredia për industrinë nxjerrëse, rritet për tregtinë e automjetet - Tetëmujori/ Huaja për biznesin përmirësohet pas luhatjeve në muajt e verës
Në fund të tetëmujorit të këtij viti kredia bankare për bizneset ka arritur në total 428.3 miliardë lekë, përfshirë edhe interesat, duke rikthyer ritmet e......

Çfarë taksash do të ndryshojnë në 2024-ën? - Paketa fiskale/ Ndërhyrje në disa industri, preken biznese dhe qytetarë
Tremujori i fundit i vitit daton me periudhën kur Ministria e Financave harton projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin pasardhës dhe duket se puna ka......

Rritje rekord e prodhimit të mishit të pulës - Shifra e paprecedentë 807.8%! Një mrekulli në zhvillimin e bujqësisë
Sipas raportit të analistit statistikor Dr. Hans-Wilhelm Vindhorst, në 50 vitet e fundit është dokumentuar një dinamikë e jashtëzakonshme e prodhimit të mishit......

AVANCON KORRIDORI 8 - Shpallet fituesi për projektin e lidhjes me Maqedoninë e Veriut
Projekti i zbatimit për një nga segmentet e korridorit 8 do të jetë gati pas më shumë se 18 muajsh. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese,......