Bota Postuar më 23 Tetor 2023, 15:54

Ari, pranë nivelit më të lartë në 5 muaj - Investitorët po presin PPB në SHBA dhe mbledhjen e BQE

Nga SCAN TV
Ari, pranë nivelit më të lartë në 5 muaj -

Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi regjistroi nivelin më të lartë në 5 muajt e fundit të premten e kaluar. Investitorët po presin të dhënat ekonomike që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave, ndërsa janë të fokusuar edhe te zhvillimet në Lindjen e Mesme. Kontrata “spot” për arin po tregtohet në rreth 1,978 dollarë për onz, ndërsa kontrata “futures” po qëndron në rreth 1,990 dollarë për onz. Argjendi po tregtohet në rreth 23.2 dollarë për onz dhe platini po tregtohet në rreth 895 dollarë për onz.

Analistët shprehen se tregu ka nevojë për një konsolidim, pas një rritje të fortë në dy javët e fundit. Në fokus të tregjeve është edhe yield-i i obligacioneve 10-vjeçare amerikane, që u rrit pranë 5% javën e kaluar. Të premten, ari preku nivelin më të lartë që nga maji i këtij viti, ndërsa në dy javët e fundit ka fituar rreth 9% të vlerës, pasi investitorët zgjodhën metalin e çmuar menjëherë pas shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Uashingtoni paralajmëroi për një rrezik domethënës ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli vijon bombardimet në Gaza, ndërsa janë intensifikuar edhe sulmet në kufirin me Libanin. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në SHBA dhe mbledhjen e Bankës Qendrore Europiane.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat