Bota Postuar më 23 Tetor 2023, 15:53

Euro, e qëndrueshme pranë 1.06 USD - Fokusi, te lufta në Lindjen e Mesme dhe te mbledhja e BQE

Nga SCAN TV
Euro, e qëndrueshme pranë 1.06 USD - Fokusi, te lufta në Lindjen

Yieldi i obligacioneve 10-vjeçare amerikane u rrit në mbi 5% në sesionin e sotëm, duke mbështetur edhe dollarin amerikan. Megjithatë, në orët e pasdites, tregu i monedhave është stabilizuar, ndërsa  jeni japonez kaloi përkohësisht nivelin e 150 në raport me monedhën e gjelbër. Investitorët po presin disa ngjarje të rëndësishme këtë javë, si mbledhja e Bankës Qendrore Europiane, inflacioni bazë dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto në SHBA.

Analistët shprehen se rritja e yield-it të obligacioneve 10-vjeçare amerikane në mbi 5% është nxitur nga investitorët që e pranojnë se bankat qëndrore do t’i mbajnë normat e interesit relativisht të larta për një kohë më të gjatë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç kësaj, rreziku që lufta e Izraelit kundër Hamas të shndërrohet në një konflikt më të gjerë rajonal po i mban tregjet nën kujdes, pasi sulmet ajrore izraelite goditën Gazën edhe të hënën, ndërsa Shtetet e Bashkuara dërguan më shumë asete ushtarake në rajon.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 106, ndërsa euro po tregtohet pranë nivelit të 1.06 në raport me monedhën e gjelbër. Që nga mesi i qershorit, indeksi që mat ecurinë e dollarit është rritur me 6.7%, por ka qënë më i qëndrueshëm gjatë tetorit. Banka Qendrore Europiane do të mblidhet të enjten dhe sipas një sondazhi të Reuters analistët mendojnë se rritja e interesave mund të ketë arritur kulmin, por nuk do të fillojë lehtësimi i politikës monetare të paktën deri në korrik të vitit 2024.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat