Të rinjtë preferojnë telefonat e vjetër celularë - Rriten me 30% shitjet për teknologjinë e së kaluarës

Brezi i ri po bën revolucionin e tij kundër efekteve të teknologjisë, pasi të shumtë janë ata që i kthejnë shpinën telefonave inteligjentë dhe zgjedhin celularët “memecë”. Rritja e problemeve të shëndetit mendor që rrjedhin nga përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale dhe varësia ndaj celularëve në përgjithësi, për shkak të shumë funksioneve të tyre, po i bën të rinjtë t'i shohin celularët "memecë" si një alternativë joshëse që do t'u sigurojë atyre vetëm më të nevojshmen: komunikimin.
Madje disa prej tyre e cilësojnë përdorimin e tepruar të celularëve njësoj të dëmshëm si abuzimin me alkolin. Ndërsa për sa i përket ekspertëve të marketingut ata shprehen se fenomeni po ndodh si pasojë e një ‘ mbingopjeje’ dixhitale tek të rinjtë.
Prodhuesit rrallë zbulojnë shifra të sakta të shitjeve, por kompania zvicerane Punkt tha se ka pasur një shtytje, veçanërisht tek brezi i ri, siç raportohet nga El Pais. Shitjet janë rritur më shumë se 30% në 2022 krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas përfaqësuesve të prodhuesit të Nokia-s, shitjet e telefonave “memecë” u dyfishuan në vitin 2022 dhe kompania pret rritje të qëndrueshme të këtyre modeleve në vitin 2023. Hulumtimi i Counterpoint konfirmon se ky lloj telefoni po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, afërsisht 2.8 milionë nga këto pajisje pritet të shiten deri në vitin 2023.
Megjithatë, nuk është vetëm detoksikimi dixhital që i bën ato të njohura. Fakti që nuk prishen, bateria zgjat shumë ditë dhe sigurisht fakti që janë jashtëzakonisht të lirë në krahasim me smartfonët, përforcojnë arsyet pse të rinjtë i zgjedhin.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kina i tregon forcën perëndimit - Pekini po godet “aty ku dhemb”, ose të paktën po tregon se mundet
Kina po godet Perëndimin “aty ku i dhemb”, ose të paktën po tregon se mundet. Pekini konfirmoi se po vendos kufizime të veçanta për eksportin e produkteve të......

Dobësohen Franga dhe Dollari amerikan ndërsa Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan është dobësuar ndjeshëm sot në raport me dje duke u blerë sot me 98.5 lekë dhe duke u shitur me 99.8 lekë. Monedha europiane mbetet......

Detajet e ndryshimeve në buxhet - Rritet tavani për borxhin publik, preket fondi rezervë dhe rindërtimi
Qeveria ka rishikuar më rritje nga 7.5 miliardë lekë kahun e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetin e shtetit. Sipas aktit normativ për ndryshime në ligjin e......

Bursat e nisin javën në rënie - Investitorët presin fitimet e korporatave dhe takimin e BQE
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po monitorojnë paqartësitë ekonomike dhe tensionet gjeopolitike.......

Bitcoin ngjitet në mbi 30,600 dollarë - Shtohen spekulimet për miratimin e fondit ETF në SHBA
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, për shkak te spekulimeve se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA mund të......

“Kursime nga pak”, trendi i ri i të rinjve - “Gjenerata Z”, një brez që po vendos eksperiencat përpara parave
Për shumicën e njerëzve, qëllimi i tyre është të punojnë shumë, të kursejnë para dhe të dalin në pension herët. Por një trend i ri i “kursimit të butë” “apo......

Ari, pranë nivelit më të lartë në 5 muaj - Investitorët po presin PPB në SHBA dhe mbledhjen e BQE
Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi regjistroi nivelin më të lartë në 5 muajt e fundit të premten e kaluar. Investitorët po presin të......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.06 USD - Fokusi, te lufta në Lindjen e Mesme dhe te mbledhja e BQE
Yieldi i obligacioneve 10-vjeçare amerikane u rrit në mbi 5% në sesionin e sotëm, duke mbështetur edhe dollarin amerikan. Megjithatë, në orët e pasdites, tregu......