TVSH në bujqësi, pjesë e paketës fiskale? - Propozimi i KASH: Rimbursimi të kthehet në nivelin 20%

Sektori bujqësor prej vitesh ka qenë pjesë e eksperimenteve të shumta fiskale, që i kanë vënë fermerët përballë vështirësive në shitjen e prodhimeve, rritjen e të ardhurave dhe të qënit konkurrues në treg. Në vitin 2019, qeveria vendosi të ulë TVSH-në rimbursueshme për fermerët nga 20 në 6 % duke krijuar pakënaqësi dhe ngërç për të gjithë sektorin dhe duke i dhënë më shumë hapësirë importit. Pas analizës së bërë mbi efektet e kësaj skeme, në paketën fiskale të vitit 2022 u vendos që TVSH e rimbursueshme të shkojë nga 6 % në 0%, ku sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në vitin 2022 u arkëtuan vetëm 0,9 miliard lekë nga heqja e kompensimit të prodhuesit bujqësor.
Një tjetër lëvizje kjo që duket se ka ndikuar negativisht në prodhimin vendas dhe ka favorizuar importuesit dhe informalitetin. Për ti dhënë fund këtyre eksperimenteve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka dërguar pranë Ministrisë së Bujqësisë sugjerimet mbi paketën fiskale 2024, të siguruara nga SCAN TV, ku kërkohet që të zgjidhet kjo situatë, e cila konsiderohet si problemin madhor, që është krijuar për sektorin nga mos rimbursimi i TVSH-ës, për tepricën e prodhimeve që grumbulluesit dhe përpunuesit blejnë nga fermerët vendas. Pra e thënë ndryshe, KASH kërkon që skema e TVSH-së në bujqësi të kthehet në gjenden e mëpërparshme dhe kompensimi të jetë në nivelin 20%.
Shqetësimi i eksperimenteve në sektorin bujqësor dhe efektet negative që kanë prodhuar ato, janë ngritur edhe nga deputetë në radhët e mazhorancës, duke dhënë indikacion se Ministria e Financave mund të ndërhyjë në këtë sektor dhe të bëjë rregullimet e nevojshme për vitin që vjen.
Sa i takon skemave kombëtare të mbështetjes, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar propozohet që vitin e ardhshëm te ketë një buxhet më të madh dhe të fillojë të aplikohet subvencioni për njësi prodhimi sipas cilësisë fillimisht për ullirin dhe vajin e ullirit, si dhe në blegtori për qumështin dhe mishin.
Bujqësia kontribuon në masën 20% të PBB dhe garanton rreth 40% të punësimit, por ka mbështetjen me të ulët me fonde publike ne krahasim me sektorët e tjerë dhe në raport me vendet e rajonit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shqipëria nis pyllëzimet me dron - Risia e Universitetit Bujqësor, Toromani: Ul ndjeshëm kostot e mbjelljes së pemëve
Universiteti Bujqësor i Tiranës do të testojë mbjelljen e pemëve me dron. Prof. Elvin Toromoni thotë për TV SCAN se kjo teknikë e re, që shfrytëzon avancimin e......

31.5% e mjeteve "ngelin në klasë" - Rritet norma e makinave që nuk kalojnë testin e kontrollit teknik
Sipas raportit të publikuar nga DPSHTRR, raport ky që i referohet periudhës Janar-Shtator 2023 mbi kontrollin teknik të mjeteve, rezulton se i janë nënshtruar......

Shqipëria ndryshon hartën sizmike! Ndryshojnë edhe standardet e ndërtimit- Sizmologu Edmond Dushi tregon në 'SCAN Live' se cilat janë zonat me të rrezikuara
Shqipëria do të ketë pas pak javësh hartën e re sizmike. Kjo u bë e ditur në SCAN Live nga sizmiologu Edmond Dushi ndërsa foli për nismën e re për sigurimin e......

Hoteli i parë hapësinor në botë do të hapet në vitin 2027! (FOTOT)
Mendimi është i Above Space (dikur Asambleja Orbitale) dhe hoteli do të ‘notojë’ mbi atmosferën e Tokës. Ky nuk është as për astronautët, hoteli është......

Emigracioni në vendet e OECD-së kap shifra rekord: Rreth 6.1 milionë të ardhur të rinj në vitin 2022!
Emigrimi drejt vendeve të OECD arriti nivele të paprecedentë në vitin 2022, sipas një raporti të ri të publikuar të hënën. Vitin e kaluar, rreth 6.1 milionë......

Një nga qytetet më të ngarkuara të Europës dëshiron të ndalojë lëvizjen e makinave nga qendra e tij!
Nivelet e ndotësve në ajrin e Milanos janë pothuajse katër herë më shumë se sasia e sigurt. Milano, një nga qytetet më të ngarkuara të Italisë, ka propozuar......

BE: Nevojitet taksa për miliarderët për të trajtuar pabarazitë!
Një taksë minimale globale për miliarderët e barabartë me 2% të pasurisë së tyre mund të rrisë afër 250 miliardë dollarë (rreth 235.6 miliardë euro), vlerësoi......

Banka e Izraelit mban normën bazë të interesit të pandryshuar pavarësisht luftës!
Pavarësisht ekonomisë së tronditur nga lufta, Banka Qendrore e Izraelit e ka mbajtur normën bazë të interesit në 4.75%. Banka e Izraelit mbajti të......