Shqipëri-Itali / Forcohet bashkëpunimi në fushën e doganave

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka pritur në një takim zyrtar Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë, në Agjencinë e Doganave Italiane, Andrea Mazzella.
Gjatë këtij takimi kreu i Doganave Shqiptare vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me homologët italianë, ku asistenca e tyre ka qënë mjaft e vlefshme në rritjen e performancës dhe përafrimin e mjaft procedurave me ato të vendeve europiane.
Gazheli theksoi se partnership i rëndësishëm është projekti rajonal SEED, suksesi i të cilit është certifikuar në vite, si dhe asistenca e ndërsjelltë në Protokollin e Mirëkurptimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Agjensisë së Doganave Italiane, të vitit 2003, në fushën e shkëmbimit të informacionit dhe luftën kundër trafiqeve, midis dy brigjeve të Adriatikut, zbatimi i të cilit ka patur dhe ka një impakt të rëndësishëm në parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e trafiqeve të paligjshëm.
Ky protokoll tashmë është përditësuar me zhvillimet e teknologjisë dhe nevojave të dy adminstratave tona dhe shkëmbimet e informacioneve periodike aktualisht kryhen në formë elektronike në raporte të gjeneruara nga sistemet përkatëse.
Në vizitën e tij të parë jashtë vendit, ambasador Andrea Mazzella, vlerësoi bashkëpunimin për projektet e përbashkëta, dhe theksoi se kjo do të rritet në vijim për të afruar Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Aktualisht Italia është ndër vendet kryesore të shkëmbimeve tregtare me vendin tonë, ku për vitin 2022 zënë 14% të totalit në peshë, dhe 29% të vlerës totale.
SCAN
Sondazh

Refuzohet rritja e tarifave të ujit për 3 shoqëri - Vendimet e ERRU, ende në shqyrtim kërkesat nga Durrsi, Fieri, Lezha e Vlora
Enti Rregullator i Ujit ka rrëzuar kërkesën e 3 shoqërive rajonale për rritjen e tarifave të ujit. Shoqëritë e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, që mbulojnë një......

2023, rindërtimi kushton 170 milionë dollarë - Ndryshimet në buxhet “rimbushën arkën” e lënë bosh
4 vite pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit vijon të ketë kosto të kripura për buxhetin e shtetit. Fondi fillestar i......

Çfarë e rriti mesataren e kredive të biznesit 33% në katër vite? - Nga 12 milionë lekë, huaja u zgjerua në 16 milionë. Kontributi kryesor, pasuritë e paluajtshme
Që prej 2016-ës, biznesi merr rreth 30 mijë kredi nga bankat e nivelit të dytë, shifër që ka mbetur relativisht e pandryshueshme vit pas viti. Ajo që ka......

Kërkime për mineralin e litiumit - Balluku fton investitorët e huaj: Sektori minerar ka nevojë për reformim
Zgjerim i sektorit minerar edhe për minerale të reja dhe të kërkuara nga tregu, sikurse është litiumi. Gjithçka u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës......

TVSH në bujqësi, pjesë e paketës fiskale? - Propozimi i KASH: Rimbursimi të kthehet në nivelin 20%
Sektori bujqësor prej vitesh ka qenë pjesë e eksperimenteve të shumta fiskale, që i kanë vënë fermerët përballë vështirësive në shitjen e prodhimeve, rritjen e......

Shqipëria nis pyllëzimet me dron - Risia e Universitetit Bujqësor, Toromani: Ul ndjeshëm kostot e mbjelljes së pemëve
Universiteti Bujqësor i Tiranës do të testojë mbjelljen e pemëve me dron. Prof. Elvin Toromoni thotë për TV SCAN se kjo teknikë e re, që shfrytëzon avancimin e......

31.5% e mjeteve "ngelin në klasë" - Rritet norma e makinave që nuk kalojnë testin e kontrollit teknik
Sipas raportit të publikuar nga DPSHTRR, raport ky që i referohet periudhës Janar-Shtator 2023 mbi kontrollin teknik të mjeteve, rezulton se i janë nënshtruar......

Shqipëria ndryshon hartën sizmike! Ndryshojnë edhe standardet e ndërtimit- Sizmologu Edmond Dushi tregon në 'SCAN Live' se cilat janë zonat me të rrezikuara
Shqipëria do të ketë pas pak javësh hartën e re sizmike. Kjo u bë e ditur në SCAN Live nga sizmiologu Edmond Dushi ndërsa foli për nismën e re për sigurimin e......