Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2023, 14:20

Çfarë e rriti mesataren e kredive të biznesit 33% në katër vite? - Nga 12 milionë lekë, huaja u zgjerua në 16 milionë. Kontributi kryesor, pasuritë e paluajtshme

Nga SCAN TV
Çfarë e rriti mesataren e kredive të biznesit 33% në

Që prej 2016-ës, biznesi merr rreth 30 mijë kredi nga bankat e nivelit të dytë, shifër që ka mbetur relativisht e pandryshueshme vit pas viti. Ajo që ka ndryshuar, është rritja e fortë katër vitet e fundit e vlerës mesatare të kredisë që kompanitë kanë marrë nga bankat.

Nga treguesit zyrtarë të Bankës së Shqipërisë rezulton se aktualisht, në terma mesatarë, një kredi e marrë nga një biznes është rreth 16 milionë lekë, nga 12 milionë lekë në mes të vitit 2019. Rritja është e konsiderueshme në masën rreth 33% është ndikuar prej kontributit të ardhur nga kreditë për blerje dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme dhe ato për zhvillim biznesi.

Në varësi të qëllimit, vlera mesatare e kredisë shkon në rreth 9 milionë lekë për kredinë e marrë për tregti, në rreth 20 milionë lekë për kreditë e marra për zhvillim biznesi dhe në rreth 30 milionë lekë për kreditë e marra për blerje dhe zhvillim pasurish të paluajtshme.

Ndërkaq, gjatë gjithë kësaj periudhe kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme ka dhënë kontributin kryesor edhe në zgjerimin e kredisë për bizneset. Teprica e kredisë së marrë nga bizneset në monedhën euro për të blerë pasuri të paluajtshme u rrit me rreth 20% gjatë vitit 2021 dhe me një shpejtësi mesatare midis 5% dhe 10% që nga fillimi i vitit 2022 deri në mes të vitit 2023.

Kredia e marrë për të njëjtin qëllim në monedhën vendase është rritur me ritme të ngjashme gjatë viteve 2021-2022, por u tkurr gjatë gjysmës së parë të vitit 2023.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat