2023, rindërtimi kushton 170 milionë dollarë - Ndryshimet në buxhet “rimbushën arkën” e lënë bosh
4 vite pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit vijon të ketë kosto të kripura për buxhetin e shtetit. Fondi fillestar i planifikuar për vitin 2023 ishte 5 miliardë lekë, i menaxhuar nga njësitë e qeverisjes qendrore. Të dhënat e Ministrisë së Financave, tregojnë se deri më 30 qershor, rezulton që fondi i rindërtimit i dedikuar për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja, është përdorur në masën rreth 1.8 miliardë lekë ose 35.9 përqind e planit 2023.
Ndërsa të dhënat për 9 mujorin, tregojnë se i gjithë financimi i vënë në dispozicion është ezauruar. Kjo ka bërë që qeveria të rishikojë buxhetin, duke e shtuar këtë fond me 12 miliardë lekë. Kostoja totale e këtij procesi për vitin 2023 llogaritet në afro 17 miliardë lekë apo 170 milionë dollarë, pa përfshirë këtu fondet e transferuara tek njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Bashkitë kanë pasur në dispozicion për rindërtimin një financim prej 6.3 miliardë lekësh, ku përfshihet vetëm mbartja e fondit të akorduar me VKM, por e papërdorur në vitin 2022, dhe në fund të 5 mujorit 2023, rezulton të jenë përdorur rreth 2.4 miliard lekë, ku afro 1.5 miliardë janë përdorur për shpenzime kapitale dhe pjesa tjetër janë transferta për familjet dhe individët dhe shpenzime operative dhe mirëmbajtje.
Në ndryshimet e fundit me akt normativ, Ministria e Financave ka rritur edhe fondin rezerve me 300 milionë lekë, duke e çuar në 3.8 miliardë lekë, ku 2 miliardë lekë janë të dedikuara për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme dhe 1.8 miliardë lekë, për përballimin e kostos së zgjedhjeve.
Të dhënat e financave tregojnë se deri në fund të Qershorit, nga shuma e planifikuar për raste të paparashikuara, kanë qenë aktive vetëm 375 milionë lekë. Ky fond është përdorur kryesisht për shpenzime personeli, shpenzime korrente dhe kapitale.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Çfarë e rriti mesataren e kredive të biznesit 33% në katër vite? - Nga 12 milionë lekë, huaja u zgjerua në 16 milionë. Kontributi kryesor, pasuritë e paluajtshme
Që prej 2016-ës, biznesi merr rreth 30 mijë kredi nga bankat e nivelit të dytë, shifër që ka mbetur relativisht e pandryshueshme vit pas viti. Ajo që ka......

Kërkime për mineralin e litiumit - Balluku fton investitorët e huaj: Sektori minerar ka nevojë për reformim
Zgjerim i sektorit minerar edhe për minerale të reja dhe të kërkuara nga tregu, sikurse është litiumi. Gjithçka u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës......

TVSH në bujqësi, pjesë e paketës fiskale? - Propozimi i KASH: Rimbursimi të kthehet në nivelin 20%
Sektori bujqësor prej vitesh ka qenë pjesë e eksperimenteve të shumta fiskale, që i kanë vënë fermerët përballë vështirësive në shitjen e prodhimeve, rritjen e......

Shqipëria nis pyllëzimet me dron - Risia e Universitetit Bujqësor, Toromani: Ul ndjeshëm kostot e mbjelljes së pemëve
Universiteti Bujqësor i Tiranës do të testojë mbjelljen e pemëve me dron. Prof. Elvin Toromoni thotë për TV SCAN se kjo teknikë e re, që shfrytëzon avancimin e......

31.5% e mjeteve "ngelin në klasë" - Rritet norma e makinave që nuk kalojnë testin e kontrollit teknik
Sipas raportit të publikuar nga DPSHTRR, raport ky që i referohet periudhës Janar-Shtator 2023 mbi kontrollin teknik të mjeteve, rezulton se i janë nënshtruar......

Shqipëria ndryshon hartën sizmike! Ndryshojnë edhe standardet e ndërtimit- Sizmologu Edmond Dushi tregon në 'SCAN Live' se cilat janë zonat me të rrezikuara
Shqipëria do të ketë pas pak javësh hartën e re sizmike. Kjo u bë e ditur në SCAN Live nga sizmiologu Edmond Dushi ndërsa foli për nismën e re për sigurimin e......

Hoteli i parë hapësinor në botë do të hapet në vitin 2027! (FOTOT)
Mendimi është i Above Space (dikur Asambleja Orbitale) dhe hoteli do të ‘notojë’ mbi atmosferën e Tokës. Ky nuk është as për astronautët, hoteli është......

Emigracioni në vendet e OECD-së kap shifra rekord: Rreth 6.1 milionë të ardhur të rinj në vitin 2022!
Emigrimi drejt vendeve të OECD arriti nivele të paprecedentë në vitin 2022, sipas një raporti të ri të publikuar të hënën. Vitin e kaluar, rreth 6.1 milionë......