Shqipëria Postuar më 25 Tetor 2023, 10:43

Reformohet taksa e fjetjes në hotel - Kumbaro: Do të digjitalizohet për të shmangur informalitetin

Nga SCAN TV
Reformohet taksa e fjetjes në hotel - Kumbaro: Do të digjitalizohet

Taksa e fjetjes në hotel e cila duhet të paguhet nga çdo turist do të reformohet, në mënyrë që të shmanget informalitetit në këtë drejtim dhe të rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, theksoi pas mbledhjes së qeverisë se deklarimi dhe administrimi i kësaj takse do të digjitalizohet.

Kjo taksë varion nga 35 lekë në 350 lekë për një natë qëndrimi, në varësi të kategorisë së bashkisë.

E pyetur nëse paketa e re fiskale do të përmbajë heqje të favorizimeve në sektorin e turizmit, Kumbaro theksoi se ulja e TVSH-së për strukturat akomoduese ka prodhuar efekte pozitive në regjistrimin e mbi 2500 njësive pranë Ministrisë.

Ministrja bëri me dije gjithashtu, se projektligji i truizmit i cili aktualisht është në fazë konsultimi, do të sjellë risi për sektorin.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet me 100.4 lekë duke rikuperuar pikë nga nëj ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat