Shqipëria Postuar më 25 Tetor 2023, 10:34

Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë për forcimin e sigurisë rrugore

Nga SCAN TV
Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë për forcimin e

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se ka mbajtur një takim zyrtar e bashkëbisedim mes Zv. Ministrit të MIE, Z. Hantin Bonati dhe Z. Oliver Luksic, Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, në prezencën e Zv. Ambasadorit të RFGJ në Shqipëri, Z. Thilo Schroeter, ku kanë diskutuar mbi marrëveshjen e re që ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë institucional.

“Angazhohemi për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin për sigurinë rrugore, për të gjithë përdoruesit e rrugës, për të mobilizuar organet publike dhe aktorët privatë drejt veprimeve konkrete me synim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe reduktimin e aksidenteve rrugore e pasojave”, thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim përforcon marrëdhëniet mes dy vendeve, duke afruar dhe më tej DPSHTRR-në me institucionet gjermane, drejt një misioni dhe vizioni të përbashkët për programet kombëtare të sigurisë rrugore.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet me 100.4 lekë duke rikuperuar pikë nga nëj ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat