Ngadalësimi i Eurozonës rrëzon euron - Shtohen mundësitë për një recesion në tremujorin e tretë

Dollari amerikan është rritur lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë preku nivelin më të ulët në një muaj, si pasojë e rritjes së yield-it të obligacioneve në SHBA. Në anën tjetër, euro është gjendur nën presion për shkak se të dhënat ekonomike në Eurozonë treguan një ngadalësim të aktivitetit të biznesit, duke sugjeruar se blloku mund të bjerë në recesion.
Megjithatë, euro po qëndron në mbi 1.06 dollarë. Rënia e euros ka mbështetur indeksin që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, i cili po qëndron në rreth 106, pasi regjistroi një ditë më parë nivelin më të ulët që nga 22 shtatori prej 105.3. Analistët shprehen se, dobësia e ekonomisë së Eurozonës dhe Gjermanisë në krahasim me Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të kufizojë çdo rënie të dollarit.
Të dhënat e produktit të brendshëm bruto në SHBA do të publikohen të enjten, ndërsa të premten do të publikohet raporti mbi inflacionin, që mund të shkaktojnë më shumë luhatje në yield-et e obligacioneve dhe në tregjet e monedhave.
Ndërkohë, edhe franga zvicerane po qëndron në rënie të lehtë përballë dollarit, për shkak të largimit të shqetësimeve për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Monedha zvicerane, e parë tradicionalisht si një aset i sigurtë, është rritur ditët e fundit pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme.
Edhe paundi është dobësuar lehtë, pasi të dhënat e publikuara sot treguan se tregu i punës në Mbretërinë e Bashkuar u ngadalësua në periudhën qershor-gusht. Banka e Anglisë do të vendosë mbi normat e interesit të enjten e javës së ardhshme, pas vendimit të Rezervës Federale të mërkurën. Ndërkohë, takimi i Bankës Qendrore Evropiane përfundon këtë të enjte, me tregtarët që presin që të treja bankat qendrore të mbajnë normat e interesit të pandryshuara.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - Blerjen sugjerojnë se ekonomia e Eurozonës po shkon drejt recesionit
Bursat europiane kanë tentuar rimëkëmbjen në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat që do të publikohen në Europë dhe në SHBA. Indeksi......

Bitcoin ngjitet drejt 34,500 USD - Shtohet zërat për miratimin e një ETF-je në SHBA
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin është është ngjitur në mbi 34 mijë dollarë, nivelin më i lartë që nga maji i......

Stabilizohet tregu i metaleve të çmuara - Konflikti në Lindjen e Mesme e ka rritur arin me 9%
Tregu i metaleve të çmuara po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të tërheqjes së yield-it të obligacioneve amerikane, ndërsa investitorët po......

Shqipëri-Itali / Forcohet bashkëpunimi në fushën e doganave
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka pritur në një takim zyrtar Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë, në Agjencinë e Doganave Italiane, Andrea......

Refuzohet rritja e tarifave të ujit për 3 shoqëri - Vendimet e ERRU, ende në shqyrtim kërkesat nga Durrsi, Fieri, Lezha e Vlora
Enti Rregullator i Ujit ka rrëzuar kërkesën e 3 shoqërive rajonale për rritjen e tarifave të ujit. Shoqëritë e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, që mbulojnë një......

2023, rindërtimi kushton 170 milionë dollarë - Ndryshimet në buxhet “rimbushën arkën” e lënë bosh
4 vite pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit vijon të ketë kosto të kripura për buxhetin e shtetit. Fondi fillestar i......

Çfarë e rriti mesataren e kredive të biznesit 33% në katër vite? - Nga 12 milionë lekë, huaja u zgjerua në 16 milionë. Kontributi kryesor, pasuritë e paluajtshme
Që prej 2016-ës, biznesi merr rreth 30 mijë kredi nga bankat e nivelit të dytë, shifër që ka mbetur relativisht e pandryshueshme vit pas viti. Ajo që ka......

Kërkime për mineralin e litiumit - Balluku fton investitorët e huaj: Sektori minerar ka nevojë për reformim
Zgjerim i sektorit minerar edhe për minerale të reja dhe të kërkuara nga tregu, sikurse është litiumi. Gjithçka u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës......