Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - Vijojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës

Tregu i naftës po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm, pas humbjeve të mëdha që realizoi një ditë më parë. Megjithatë, tregu po gjen një mbështetje nga situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, për shkak të frikës se lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të përhapet edhe në vendet e tjera të rajonit të pasur me naftë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 90 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët ranë me rreth 2% në sesionin e kaluar, pasi përpjekjet diplomatike në Lindjen e Mesme, rajoni më i madh i furnizimit me naftë në botë, u intensifikuan për të frenuar konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke lehtësuar shqetësimet e investitorëve për ndërprerjen e furnizimit.
Hamasi njoftoi të hënën se kishte liruar dy gra izraelite që ishin në mesin e më shumë se 200 pengjeve, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kishin këshilluar Izraelin të ndalonte sulmin tokësor në Rripin e Gazës. Analistët prashikojnë se nafta Brent do të luhatet mes 80 dhe 90 dollarëve për fuçi, por gjithçka do të varet nga rrjedha që do të marrin zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA për javën e kaluar, ku parashikohet një rritje e tyre, sipas një sondazhi të Reuters. Të martën publikohet raporti jo zyrtar nga Instituti Amerikan i Naftës, ndërsa të mërkurën publikohet raporti zyrtar nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
SCAN
Sondazh

Ngadalësimi i Eurozonës rrëzon euron - Shtohen mundësitë për një recesion në tremujorin e tretë
Dollari amerikan është rritur lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë preku nivelin më të ulët në një muaj, si pasojë e rritjes së yield-it të......

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - Blerjen sugjerojnë se ekonomia e Eurozonës po shkon drejt recesionit
Bursat europiane kanë tentuar rimëkëmbjen në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat që do të publikohen në Europë dhe në SHBA. Indeksi......

Bitcoin ngjitet drejt 34,500 USD - Shtohet zërat për miratimin e një ETF-je në SHBA
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin është është ngjitur në mbi 34 mijë dollarë, nivelin më i lartë që nga maji i......

Stabilizohet tregu i metaleve të çmuara - Konflikti në Lindjen e Mesme e ka rritur arin me 9%
Tregu i metaleve të çmuara po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të tërheqjes së yield-it të obligacioneve amerikane, ndërsa investitorët po......

Shqipëri-Itali / Forcohet bashkëpunimi në fushën e doganave
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka pritur në një takim zyrtar Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë, në Agjencinë e Doganave Italiane, Andrea......

Refuzohet rritja e tarifave të ujit për 3 shoqëri - Vendimet e ERRU, ende në shqyrtim kërkesat nga Durrsi, Fieri, Lezha e Vlora
Enti Rregullator i Ujit ka rrëzuar kërkesën e 3 shoqërive rajonale për rritjen e tarifave të ujit. Shoqëritë e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, që mbulojnë një......

2023, rindërtimi kushton 170 milionë dollarë - Ndryshimet në buxhet “rimbushën arkën” e lënë bosh
4 vite pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit vijon të ketë kosto të kripura për buxhetin e shtetit. Fondi fillestar i......

Çfarë e rriti mesataren e kredive të biznesit 33% në katër vite? - Nga 12 milionë lekë, huaja u zgjerua në 16 milionë. Kontributi kryesor, pasuritë e paluajtshme
Që prej 2016-ës, biznesi merr rreth 30 mijë kredi nga bankat e nivelit të dytë, shifër që ka mbetur relativisht e pandryshueshme vit pas viti. Ajo që ka......