Qeveria gjermane miraton rregullore të reja për dëbime më të shpejta të emigrantëve pa leje qëndrimi!

Projektligji i ministres së Brendshme, Nancy Faeser është pritur me kritika brenda koalicionit.
Që në shkurt kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri të ditur në Bundestag se "kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, ai duhet të largohet nga Gjermania". Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet. Së fundmi në Gjermani jetonin rreth 280.000 vetë që nuk kanë leje qëndrimi dhe duhet të largohen nga Gjermania. Por në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar. Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet. Nga ana tjetër shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen fshihen.
Në verë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet. Para dy javësh politikania socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit. Të mërkurën kabineti qeveritar gjerman miraton rregullore të reja për dëbime më të shpejta të emigrantëve pa të drejtë qëndrimi.
Në të parashikohen një sërë masash: Më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve. Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin "Abschiebehaft" -burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit -në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani. "Nga njëra anë kemi zgjatur ndalimin për shkaqe dëbimi, kjo është sigurisht një pikë", tha Faeser. Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt.
Përveç kësaj policia merr të drejtën të kërkojë personat që janë të detyruar të largohen nga Gjermania në strehimoret e përbashkëta edhe në dhomat e bashkëbanorëve. Dhe në fund dëbimet e personave me detyrim largimi nuk do të paralajmërohen më, përveç rasteve të familjeve me fëmijë nën 12 vjeç. Ministrja Faeser shpreson që të arrijë në këtë mënyre uljen e migracionit ilegal. "Kjo do të ndihmojë", tha Faeser.
Brenda partive të koalicionit qeverisës në Gjermani masat e parashikuara nuk kanë gjetur gjithmonë mbështetje. Kritika kanë ardhur nga disa pjesë të Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbrit, si politikania Filiz Polat. Pas vendimit të qeverisë projektligji kalon në Bundestag. Ndoshta edhe për shkak të devijuesve brenda radhëve të koalicionit, kancelari kërkoi mbështetjen e opozitës duke i drejtuar letër kreut të Partisë Kristiandemokrate, CDU, Friedrich Merz për të mbështetur këtë projektligj. Nga opozita janë dhënë sinjale të përmbajtura miratuese. Për shkak se shumë vende refuzojnë të marrin të dëbuarit dhe marrëveshjet e ripranimit kërkojnë kohë të gjatë, nuk dihet ende, se çfarë efekti do të kenë masat e ashpërsuara.
E . S / SCAN
Sondazh

Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë për forcimin e sigurisë rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se ka mbajtur një takim zyrtar e bashkëbisedim mes Zv. Ministrit të MIE, Z. Hantin......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet me 100.4 lekë duke rikuperuar pikë nga nëj ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - Vijojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës
Tregu i naftës po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm, pas humbjeve të mëdha që realizoi një ditë më parë. Megjithatë, tregu po gjen një mbështetje nga......

Ngadalësimi i Eurozonës rrëzon euron - Shtohen mundësitë për një recesion në tremujorin e tretë
Dollari amerikan është rritur lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë preku nivelin më të ulët në një muaj, si pasojë e rritjes së yield-it të......

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - Blerjen sugjerojnë se ekonomia e Eurozonës po shkon drejt recesionit
Bursat europiane kanë tentuar rimëkëmbjen në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat që do të publikohen në Europë dhe në SHBA. Indeksi......

Bitcoin ngjitet drejt 34,500 USD - Shtohet zërat për miratimin e një ETF-je në SHBA
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin është është ngjitur në mbi 34 mijë dollarë, nivelin më i lartë që nga maji i......

Stabilizohet tregu i metaleve të çmuara - Konflikti në Lindjen e Mesme e ka rritur arin me 9%
Tregu i metaleve të çmuara po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të tërheqjes së yield-it të obligacioneve amerikane, ndërsa investitorët po......

Shqipëri-Itali / Forcohet bashkëpunimi në fushën e doganave
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka pritur në një takim zyrtar Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë, në Agjencinë e Doganave Italiane, Andrea......