Shqiptarët u varfëruan që para krizës - Rreth 623 mijë persona në rrezik. Përkeqësohen të gjithë treguesit e varfërisë në 2021-shin

Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë jetojnë nën kufirin për të qenë të varfër tregojnë të dhënat nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” për vitin 2021, e publikuar së fundmi nga “Instituti i Statistikave”. Sipas kësaj ankete janë rritur pothuaj të gjithë treguesit kryesorë të rrezikut për të qenë i varfër dhe përjashtimit social gjatë vitit 2021, kundrejt vitit 2020. Treguesi i rrezikut për të qenë të varfër në Shqipëri është 22% dhe ka pësuar rritje me 0.2 pikë, krahasuar me vitin 2020.
Pra, sipas të dhënave zyrtare referuar “Institutit të Statistikave”, mund të themi se Shqiptarët janë varfëruar që para krizës. Nëse do të flasim për shkallën e thelluar të privimit material, e cila tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material, shifrat tregojnë se për vitin 2021 ky tregues është vlerësuar në 35.2%, duke pësuar rritje me 0.5 pikë përqindje, kundrejt vitit 2020. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2021 është vlerësuar me 191.791 lekë, ose rreth 16 mijë lekë në muaj, në krahasim me 186.242 lekë që ishte në vitin 2020.
Një tjetër tregues i cili ka regjistruar ndryshim jo shumë pozitiv përgjatë vitit 2021 është edhe intensiteti në punësim. Individët e grupmoshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim në vitin 2021 sipas vlerësimeve përbëjnë 12,4%, kundrejt 11,6% rezultuar në vitin 2020, duke pasqyruar një rritje prej 0,8 pikë përqindje.
Rreziku për të qenë i varfër sipas statusit të punësimit, për të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart, në vitin 2021 ka shënuar rënie me 0,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rritje prej 1,1 pikë përqindje, ndërsa tek pensionistët ka pësuar një rritje prej 0,1 pikë përqindje. Ndërkohë, përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër sipas tipit të familjes, në vitin 2021, në familjet pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me familjet me fëmijë në varësi, përkatësisht 12,8 % dhe 25,9 % e individëve.
Krahasuar me Europën, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet e para edhe për vitin 2021. Përgjatë kësaj periudhe, Shqipëria renditet në vend të katërt si shteti me rrezikun më të lartë për të qenë i varfër. Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Letoni me 23,4%, Rumani me 22,6%, Bullgari me 22,1%. Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2021 është 16.8%.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Ndërtimet pa leje në Shqipëri, me 1 euro. Sa duhet të paguajnë subjektet shkelëse për të riblerë sërish pronën
Qeveria ka avancuar me iniciativën për konfisikimin e objekteve të ndërtuara pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Udhëzimi i Ministrisë së......

Surpriza e hidhur për Shell, 2 miliard dollarë taksa shtesë - Kompania regjistroi fitime rekord pavarësisht reduktimit të prodhimit
Fitimet nga operacionet e tregtimit të gazit natyror të lëngshëm të Shell, konsiderohen të jenë shumë të larta në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas,......

Rihapja e Kinës rrit çmimin e naftës - Optimizmi në tregje shtohet edhe nga masat stimuluese për sektorin e pronave
Çmimi i naftës u rrit deri në 1 dollar të Premten, duke zgjatur fitimet nga sesioni i mëparshëm. Kjo mbështetur nga shpresat për një rritje të kërkesës në......

“Lulëzon” realiteti komercial në Greqi - Investimet në pasuri të paluajtshme shënojnë rekorde
Investimet në pasuri të paluajtshme tregtare në Greqi, që do të thotë hotele, dyqane, zyra dhe magazina, shënuan një rekord të ri vitin e kaluar, pasi të......

Çmimet e ushqimeve, rekorde të reja në 2022 - Pavarësisht një rënieje të lehtë në muajin dhjetor
Çmimet e ushqimeve në botë pësuan ulje të lehtë në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, duke shënuar rënien e nëntë mujore rradhazi. Por gjithësesi çmimet......

Cilët janë artistët më të shitur në mbarë botën bazuar në shitjet e certifikuara?!
Ndoshta çuditërisht, grupi britanik i rock-ut The Beatles është në krye të listës për artistët më të shitur në mbarë botën, me 183 milionë njësi shitje të......

Rritje page 7% për 50 mijë zyrtarë në Bruksel - Aktualisht, Von der Leyen fiton 1 mijë euro në ditë
Një cmenduri e re pagash në Bruksel. Kështu e komentojnë mediat faktin se 50 mijë zyrtarë në Bashkimin Evropian tashmë po përfitojnë rritjen e dytë të pagave......

Brexit “errësoi” ekonominë britanike - PBB ra deri në 6%, investimet me 11%, çmimet e ushqimeve janë rritur
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian i kushtoi vendit të paktën 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, 11% të investimeve dhe 7% të tregtisë. Shifrat janë......