Cilët janë artistët më të shitur në mbarë botën bazuar në shitjet e certifikuara?!
Ndoshta çuditërisht, grupi britanik i rock-ut The Beatles është në krye të listës për artistët më të shitur në mbarë botën, me 183 milionë njësi shitje të certifikuara. I dyti është Garth Brooks me mbi 157 milionë njësi shitje, i ndjekur nga Elvis Presley me 139 milionë njësi. Të gjithë artistët që hynë në listën e njëzet më të mirë janë të njohur ndërkombëtarisht për kontributin e tyre në muzikë dhe variojnë nga ikona e pop-it britanik Elton John deri tek legjendat amerikane të rock-ut si Metallica.
Artistët më të shitur në mbarë botën që nga gushti 2022, bazuar në shitjet e certifikuara (në milionë njësi)
Çfarë kanë të përbashkët artistët më të shitur?
Artistët në renditjen e njëzet më të mirëve për shitjet e certifikuara në mbarë botën, të gjithë lanë gjurmën e tyre në muzikë në mënyrën e tyre unike. Megjithatë, ajo që bie në sy është se shumë prej artistëve në listë kanë arritur famë dhe sukses disa dekada më parë dhe kanë pasur fatin të kenë një ndikim të qëndrueshëm. Shumica e muzikantëve në listë kanë lindur në Shtetet e Bashkuara ose në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë filluar karrierën e tyre muzikore në vitet 1960 ose 1970.
Muzika e viteve 1960 shpesh konsiderohet revolucionare, me muzikë me prirje politike nga Bob Dylan dhe Joan Baez që kanë arritur një popullaritet të madh dhe rock psikodelik duke u bërë një nga shenjat muzikore të epokës. Grupi britanik psikodelik/progresiv i rockut Pink Floyd si dhe grupet rock The Rolling Stones dhe Led Zeppelin u formuan të gjithë në Londër në vitet 1960, si dhe The Beatles që filluan karrierën e tyre në Liverpool në fillim të dekadës.
Cilët artistë janë aktivë edhe sot?
Që nga viti 2022, vetëm disa nga artistët që hynë në listë mbeten aktive. Grupi amerikan Eagles kanë bërë turne rregullisht gjatë gjithë karrierës së tyre të gjatë.
Megjithatë, për fat të keq, disa nga muzikantët më të shitur në botë tani nuk janë më, duke përfshirë Elvis Presley, Whitney Houston dhe Michael Jackson. Disa grupe janë ende aktive muzikore, por pak e kanë ruajtur formacionin e tyre origjinal. Grupi australian i rock and roll-it AC/DC ka pësuar ndryshime të shumta në formacion gjatë viteve, më i fundit është zëvendësimi i vokalistit Brian Johnson me këngëtarin e Guns n' Roses, Axl Rose.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Rritje page 7% për 50 mijë zyrtarë në Bruksel - Aktualisht, Von der Leyen fiton 1 mijë euro në ditë
Një cmenduri e re pagash në Bruksel. Kështu e komentojnë mediat faktin se 50 mijë zyrtarë në Bashkimin Evropian tashmë po përfitojnë rritjen e dytë të pagave......

Brexit “errësoi” ekonominë britanike - PBB ra deri në 6%, investimet me 11%, çmimet e ushqimeve janë rritur
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian i kushtoi vendit të paktën 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, 11% të investimeve dhe 7% të tregtisë. Shifrat janë......

Eksperti i psikologjisë në vendin më të lumtur në botë: Ja 3 gjërat që ne nuk i bëjmë kurrë!
Për pesë vite me radhë, Finlanda është renditur në vendin e parë si vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit të Lumturisë Botërore. Në raportin e vitit 2022,......

Shpikjet e vitit 2022 – Ja 4 ‘krijimet’ më të mira të publikuara nga revista Time
Shpikjet kreative të biznesit kanë të bëjnë më shumë se fitimi eventual. Ato mund ta bëjnë jetën më të lehtë për individët në nevojë, të përmirësojnë shëndetin......

Shpërblimet nga ‘pakoja e madhe’ - 41,927 pensionistë kanë përfituar 8 mijë lekë nga 4 janari
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka njoftuar se në datën 4 janar, 41,927 pensionistë kanë përfituar 8 mijë lekë shpërblim nga ‘pakoja e madhe’. Ky......

Disa kombeve do t’iu duhej të bashkonin pasurinë e tyre për të blerë 1 gram të këtij materiali! Çfarë është Antimateria dhe pse është më i shtrenjti në planet?
Ka shumë gjëra në botë që janë jashtëzakonisht të shtrenjta. Metalet e çmuara, makinat luksoze dhe bizhuteritë zënë vendin e parë kur bëhet fjalë për artikujt......

Nisin shpronësimet për pronarët e prekur nga projekti “Rikualifikimi i Sheshit të Flamurit” – 15 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve......

Rekord për prodhimin shqiptar – 2022 i sjell vendit tonë 55.1 miliard lekë nga eksportet e mallrave bujqësore
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka bërë me dije se gjatë vitit 2022 Shqipëria ka pasur një rekord......