Europa Postuar më 6 Janar 2023, 12:01

Brexit “errësoi” ekonominë britanike - PBB ra deri në 6%, investimet me 11%, çmimet e ushqimeve janë rritur

Nga SCAN TV
Brexit “errësoi” ekonominë britanike - PBB ra deri në

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian i kushtoi vendit të paktën 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, 11% të investimeve dhe 7% të tregtisë. Shifrat janë publikuar në një studim të ri të kryer nga revista britanike The Economist.

Britania është larguar zyrtarisht nga BE në janar 2020, duke përfunduar një marrëveshje tregtare jofitimprurëse për epokën pas Brexit. Optimistët në Britani kishin shpresuar se një pjesë e performancës së dobët të ekonomisë së saj ishte për shkak të pandemisë dhe për këtë arsye do të kthehej gradualisht. Ndërkohë,  problemet në tregti nga barrierat e reja do të ishin jetëshkurtër.

Largimi nga Unioni rriti edhe koston e jetesës. Sipas ekspertëve, Brexit rriti çmimet mesatare të ushqimeve në Britani me rreth 3% në vitet 2020 dhe 2021.

Brexit ka ndikuar gjithashtu edhe në flukset e njerëzve, si dhe tregtinë. Qytetarët e BE-së, të cilët më parë kanë qenë në gjendje të punojnë, ose të studiojnë në Britani duhet së pari të sigurojnë një vizë. Kjo pati rezultate të papritura. Nga janari deri në qershor 2022, qytetarë të vendeve të BE-së përfaqësonin vetëm rreth një të pestën e të gjithë punëtorëve të huaj në Britani dhe shumë prej tyre ishin refugjatë nga Ukraina. Në vitin 2015, përkundrazi, qytetarët e BE-së përbënin ndoshta 50% të punëtorëve të huaj në Britani, megjithëse një ndryshim në metodologjinë për llogaritjen e shifrave në vitin 2020 i bën krahasimet të vështira.

Dorian Koça / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat