Shqipëria Postuar më 5 Janar 2023, 16:12

Afatet për marrjen e bonuseve nga “pakoja e madhe” - Disa institucione, detyrim deri në 10 janar për shpërndarjen e lekëve

Nga SCAN TV
Afatet për marrjen e bonuseve nga “pakoja e madhe” - Disa

Pakoja e madhe prej 8 miliardë lekë që qeveria ka prezantuar në fund të vitit 2022 do të shpërndahet vetëm për muajin janar. Kjo pako e cila përfshin  bonuse me vlerë të ndryshme për kategoritë përkatëse do tu jepet qytetarëve cash në dorë.

1 milion shqiptarë kanë nisur të përfitojnë nga paketa e mbështetjes e quajtur nga qeveria si pakoja e madhe. Të parët që kanë përfituar janë pensionistët të cilët që prej së mërkurës kanë vërshuar në pikat postare për të tërhequr 8 mijë lekëshin që përfitojnë.

Në fletoren zyrtare thuhet se   shpërblimet  duhet të tërhiqen Brenda 36 muajve përndryshe do të qëndrojnë në buxhetin e shtetit. Administrimi   i  fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit  për  çdo  përfitues    dhe    pagesa realizohen  nga  Instituti  i  Sigurimeve  Shoqërore dhe Posta Shqiptare sh.a., dhe bankat e nivelit tëdytë, sipas të njëjtave procedura që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore

Jo vetëm për pensionistët por edhe për kategoritë e tjera vlera e bonusit është pjesë e pagës së dhjetorit e cila në fillim të janarit u shpërndahet të gjithë qytetarëve përfitues.

Në fletoren zyrtare specikiohet se për  mbështetjen financiare të menjëhershme të punonjësve të njësive të qeverisjes së përgjithshme dhe institucioneve të arsimit të lartë publik institucionet kanë për detyrë që brenda datës 10 janar t’u shpërndajnë qytetarëve vlerën përkatëse sipas kategorive.

Pensionistët, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet me ndihmë ekonomike përfitojnë nga 8000 lekë. Ndërsa administrata, infermierët, mjekët, mësuesit, policët, zjarrëfikësit do t’u shpërndahet në varësi të pagës ku nën 60 mijë lekë do të përfitojnë 20 mijë lekë bonues dhe punonjësit me pagë bruto mbi 60 mijë lekë përfitojnë 10 mijë lekë.

Kjo paketë në total  rreth 8 miliardë lekë është llogaritur si pjesë e fondit rezervë të buxhetit të shtetit për vitin 2022.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat