Shqipëria Postuar më 5 Janar 2023, 12:14

Ecuria e projekteve energjetike dhe infrastrukturore - Rama nxjerr “planet”: Centrali diellor i Karavastasë dhe treni Tiranë–Durrës, gati në shtator 

Nga SCAN TV
Ecuria e projekteve energjetike dhe infrastrukturore - Rama nxjerr

Përgjatë vitit 2023 qeveria planifikon përfundimin e ndërtimit të centralit fotovoltaik në Karavasta dhe linjën hekurudhore Tiranë – Durrës, ndërkohë që një sërë projektesh të tjerë energjetikë dhe infrastrukturorë mbeten për vitet në vijim.

Teksa ka ndërmarrë një diskutim mbi performancën e vitit që sapo lamë pas, kryesministri Edi Rama ka shpërndarë një dokument mbi ecurinë e projekteve që janë në zhvillim. Ndërkohë që, sipas tij centrali diellor në Karvasta, që filloi punimet në korrik të vitit 2022 parashikohet të dorëzohet në shtator të këtij viti, ndërkohë që në po të njëjtin muaj parashikohet të përfundojë edhe linja e trenit Tiranë – Durrës.

Për këtë projekt bëhet me dije se kanë përfunduar punimet për ndërtimin e veprave të artit, ndërsa po punohet për ndërtimin e mureve mbajtës pranë stacionit të Vorës. Ndërkaq, dokumenti i publikuar nga Rama jep informacion edhe në lidhje me disa projekete të tjerë që janë në zhvillim, sikurse është tuneli i Llogorasë, që pritet të përfundojë në fund të vitit 2024, teksa aktualisht po punohet për hapjen dhe përforcimin e tunelit kryesor dhe atij të emergjencës.

Sa i takon korridorit blu, procesi duket më i largët, duke qenë se ende një pjesë e segmenteve janë në fazë të shplljes së garave tenderuese për hartimin e projektit paraprak, ndërkohë që segmenti Thumanë – Kashar për të cilin është shpallur kompania fituese bëhet me dije se është në proces miratimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa përfundimi parashikohet në qershor 2024.

Në po të njëjtin afat parashikohet të përfundojë edhe segmenti tjetër Lekaj – Fier, ndërkohë që për segmentin Kashar – Lekaj, që është edhe aksi kryesor për të bërë lidhjen midis 2 segmenteve të tjerë, që tashmë janë të ndërtuar nuk jepet asnjë informacion. Ndërkaq, Aeroporti I Vlorës sipas parashikimeve pritet të dorëzohet në mars të vitit 2025, ndërkohë që planifikohet të rihapet gara edhe për aeroportin e Sarandës, por afati për këtë procedurë nuk është përcaktuar ende.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat