Italia vuan mungesën e fuqisë punëtore - Situata e krijuar i kushton vendit 15 miliardë dollarë

Rënia e fuqisë punëtore tashmë është kthyer në një fenomen kronik në Itali, kostoja e të cilit – për shkak të dinamikave të tregut të punës – po i kushton vendit 15 miliardë dollarë.
Aktualisht, në Itali jetojnë rreth 6.4 milionë emigrantë, 10% e popullsisë totale të vendit. Dhe nëse aktualisht më shumë se gjysma e popullsisë italiane është në moshë për punë – 15 deri në 64 vjec- brenda vitit 2050 – për shkak të dinamikave të krijuara - shifrat mund të ulen në mënyrë dramatike. Që në fund të këtij viti parashikohet një rënie e popullsisë në moshë pune me rreth 7% dhe në vitin 2050 kjo përqindje do të jetë 28%. Duke marrë në konsideratë se mungesa e fuqisë punëtore i kushton Italisë rreth 15 miliard dollarë cdo vit, talentet që vijnë nga vendet e tjera mund të jenë një burim i cmuar dhe për ekonominë e vendit.
Më shumë se 280 milionë persona, ose 3.6% e popullsisë botërore, jetojnë në vende të tjera, jo aty ku kanë lindur. Destinacioni kryesor, në 50 vitet e fundit, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës: në vitin 2020 vendi regjistroi më shumë se 50 milion emigrantë në territorin e tij; më pas vjen Gjermania me 16 milionë dhe Arabia Saudite me 13 milionë. Nga këta rreth 169 milionë ishin punëtorë, nga të cilët 70 milionë gra.
Mungesa e fuqisë punëtore kushtoi më shumë se 1.3 trilion dollarë në 2022-shin në nivel global, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në mesin e vitit 2022. Megjithatë, duke parë 30 ekonomitë më të mëdha në botë, 30 milionë vende pune janë të lira. Prandaj, do të nevojiten paga më të larta, automatizimi, arsimimi dhe rikualifikimi për të zgjidhur problemin. Por, përmbledhja e faktorëve që po ndodhin sugjeron që kompanitë do të duhet të marrin në konsideratë edhe migrimin.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rënie e papritur e inflacionit në Francë - Një nga arsyet, ulja e çmimeve të gazit dhe energjisë në Europë
Inflacioni në Francë ka rënë në mënyrë të papritur nën nivelin e 7% në muajin dhjetor, pasi shënoi rekorde historike në nëntor. Ky është sinjali më i fundit se......

Dëshironi të mbani një zemër dhe tru të shëndetshëm? - Kardiologët ndajnë 4 ushqimet më të këqija për kolesterolin e lartë!
Dëshironi të mbani një zemër dhe tru të shëndetshëm? Mbani një sy vigjilent në numrat tuaj të kolesterolit. Kolesteroli LDL (lipoproteina me densitet të ulët)......

“Normat e interesit do të mbesin të larta” - Masat e marra nga FED për luftën ndaj inflacionit dhe për zhvillimin ekonomik
Zyrtarët e Rezervës Federale janë të vendosur në luftën e tyre kundër inflacionit dhe presin që normat e larta të interesit të mbeten në fuqi, deri në momentin......

Janari i ngrohtë “mbron” rezervat e gazit - Temperaturat e larta largojnë rrezikun për krizë energjetike
Europa po përballet me janarin më të ngrohtë prej dekadash, duke larguar rreziqet e krizës energjetike. Lajmi konfirmohet nga një analizë e Bloomberg, sipas së......

Apple humb një trilion dollarë në vit - Një nga problemet kryesore ai i dorëzimeve në Krishtlindje
Apple ka humbur më shumë se 3% të vlerës së aksioneve në Wall Street, me kompaninë e Cupertino që përfaqëson një kapitalizim të tregut më të ulët se 2 trilionë......

Amazon largon 18 mijë punonjës - Kompania konfirmon se reduktimet në staf shkojnë përtej parashikimeve
Kompania Amazon do të largojë nga puna rreth 18 mijë punonjës. Fillimisht flitej për një reduktim të stafit deri në 10 mijë persona. Gjigani i tregtisë......

I ri në tregun e punës? Këto 5 aftësi "të buta" mund t'u japin punëtorëve të rinj një avantazh, sipas LinkedIn!
Edel Strazimiri / SCAN Ndërsa frika e recesionit dhe pushimet nga puna janë titujt kryesorë, të sapo-diplomuarit mund ta gjejnë veten duke u penguar në......

‘Klima po ndryshon’ - Dimri i ngrohtë rekord në disa pjesë të Evropës detyron mbylljen e pistave të skive
Moti i ngrohtë rekord i dimrit të Evropës ka mbyllur pistat e skive dhe ka detyruar vendpushimet të hapin shtigje verore ose të mbyllin fare, pasi bari dhe......