Bota Postuar më 5 Janar 2023, 11:38

Amazon largon 18 mijë punonjës - Kompania konfirmon se reduktimet në staf shkojnë përtej parashikimeve

Nga SCAN TV
Amazon largon 18 mijë punonjës - Kompania konfirmon se reduktimet

Kompania Amazon do të largojë nga puna rreth 18 mijë punonjës. Fillimisht flitej për një reduktim të stafit deri në 10 mijë persona. Gjigani i tregtisë elektronike konfirmoi lajmin për reduktimin domethënës të stafit. Administratori i kompanisë, Andy Jassy, me anë të një e-maili dërguar punonjësve u shpreh se ky nuk kishte qenë një vendim i lehtë për t’u marrë.

Jassy shtoi se po punohet për të mbështetur ata që do të mbeten pa punë duke i ofruar atyre paketa që përfshijnë një pagë, bonuse shëndetësore dhe mbështetje për të gjetur një vend pune. Ai theksoi se Amazon është përballuar me një ekonomi të pasigurtë dhe të vështirë. Ndryshimet sipas tij do të shërbejnë për rindërtimin e një strukture më të fortë.

Kompania me seli në Seattle, në muajin nëntor të vitit të kaluar deklaroi se do të fillonte të reduktonte vendet e punës, me shkurtime të përqendruara në biznesin e aparaturave, rekrutim dhe në operacionet e shitjes së pajisjeve të vogla. Në momentin e deklaratës shoqëria kishte shpjeguar se do të largoheshin nga puna rreth 10 mijë persona.

Pushimet e para nga puna nisën në vitin 2022. Ndërsa pjesa tjetër do të cojë në numrin total të 18 mijë personave që do të mbeten pa punë në javët e ardhshme. Ky do të jetë pushimi më masiv nga puna i vendosur nga kompania, por sidoqoftë përfaqëson një përqindje të vogël të fuqisë punëtore globale të Amazon, që numëron rreth 1.5 milionë punonjës.

Amazon më parë kishte pranuar se ishte nxituar në punësimet e shpejta gjatë pandemisë, ndërsa shtoi se planifikon të njoftojë pushimet nga puna duke filluar nga 18 janari.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat