Janari i ngrohtë “mbron” rezervat e gazit - Temperaturat e larta largojnë rrezikun për krizë energjetike

Europa po përballet me janarin më të ngrohtë prej dekadash, duke larguar rreziqet e krizës energjetike. Lajmi konfirmohet nga një analizë e Bloomberg, sipas së cilës kushtet meteorologjike aktuale mundt të zgjasin në të gjithë rajonin deri në fund të muajit. Situata e krijuar automatikisht redukton ndjeshëm kërkesën e energjisë për ngrohje.
Me gazin që ka pësuar një ulje cmimi prej 2% duke shkuar në nivelin e 63.5 euro për megavat orë, analiza e Bloomberg citon parashikimet e shoqërisë “Maxar Technologies”, duke theksuar se pavarësisht shqetësimeve për ndryshimet klimatike, i ngrohti në dy javët e fundit ka qenë një avantazh për vendet që po përballen me një kosto të shtrenjtë jetese, fatura të larta të energjisë dhe rritjen e inflacionit.
Temperaturat duhet të variojnë mes 2 dhe 5 gradë më të larta në krahasim me mesataren e sezonit në Francë dhe Gjermani deri në gjysëm të muajit. Në Mbretërinë e Bashkuar që regjistroi vitin më të nxehtë të saj në 2022-shin, ka mundësi që temperaturat të jenë të qëndrueshme në nivelin aktual deri në fund të muajit janar.
Për Europën gjysma e parë e këtij muaji mund të jetë më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në dekadat e fundit. Bëhet fjalë për një kthesë të konsiderueshme tendence në krahasim me temperaturat e acarta të fillimit të dhjetorit. Këto të fundit u bënë shkak për shqetësime rreth rezervave të gazit natyror, me qeveritë dhe konsumatorët që në verë frikësoheshin për një ndërprerje të furnizimit me energji, pas reduktimeve të konsiderueshme të furnizimeve me gaz nga Rusia si pasojë e luftës në Ukrainë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Apple humb një trilion dollarë në vit - Një nga problemet kryesore ai i dorëzimeve në Krishtlindje
Apple ka humbur më shumë se 3% të vlerës së aksioneve në Wall Street, me kompaninë e Cupertino që përfaqëson një kapitalizim të tregut më të ulët se 2 trilionë......

Amazon largon 18 mijë punonjës - Kompania konfirmon se reduktimet në staf shkojnë përtej parashikimeve
Kompania Amazon do të largojë nga puna rreth 18 mijë punonjës. Fillimisht flitej për një reduktim të stafit deri në 10 mijë persona. Gjigani i tregtisë......

I ri në tregun e punës? Këto 5 aftësi "të buta" mund t'u japin punëtorëve të rinj një avantazh, sipas LinkedIn!
Edel Strazimiri / SCAN Ndërsa frika e recesionit dhe pushimet nga puna janë titujt kryesorë, të sapo-diplomuarit mund ta gjejnë veten duke u penguar në......

‘Klima po ndryshon’ - Dimri i ngrohtë rekord në disa pjesë të Evropës detyron mbylljen e pistave të skive
Moti i ngrohtë rekord i dimrit të Evropës ka mbyllur pistat e skive dhe ka detyruar vendpushimet të hapin shtigje verore ose të mbyllin fare, pasi bari dhe......

Dubai shpall një plan ekonomik prej 8.7 trilion dollarë për të rritur tregtinë, investimet dhe statusin si qendër globale!
Dubai njoftoi të mërkurën një plan të madh ekonomik prej 8.7 trilion dollarësh për dekadën e ardhshme, që synon tregtinë, investimet e huaja dhe vendin e tij......

Meta merr goditjen e radhës nga BE – Gjobitet me 390 milionë euro për reklamat e personalizuara
Modeli i biznesit të perandorisë Meta të Mark Zuckerberg-ut i është dhënë një goditje pas një vendimi që justifikimi i tij ligjor për shënjestrimin e......

Si Malta dhe Zvicra po luajnë një rol të madh në skenën më të madhe të OKB-së!
Shteti më i vogël anëtar i BE-së dhe kombi më neutral i Europës, do të luajnë role të mëdha në ngjarjet botërore gjatë dy viteve të ardhshme, pasi Malta dhe......

Kursi i këmbimit valutor/ Euro dhe Franga rikuperojnë pikë. Paundi britanik sërish në rënie
Dollari amerikan ka regjistruar një kurbë pozitive këtë mëngjes pasi ka fituar lehtshëm pikë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 107.7 lekë......